Thirrja e Dhomës Amerikane të Tregtisë për Doganat: Hiqni çmimet e referencës, praktikë primitive

February 13, 2020 19:00

Thirrja e Dhomës Amerikane të Tregtisë për Doganat: Hiqni çmimet e referencës, praktikë primitive

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço sot u bëri sërish thirrje doganave për të hequr listën e referencës.

Enio Jaço e konsideroi praktikën si primitive ndaj sipas tij ka ardhur koha e eliminimit të këtij fenomeni.

“Më ka bëre përshtypje në mënyrë të vazhdueshme, sepse dëgjohet nga të gjithë, çështja famëkeqe e listës së referencave. Edhe pse ka pasur përmirësime them se duhet të eliminohet praktika e listës së referencave, sepse është primitive, duhet të eliminohen”, tha ai.

Ndërkohë që drejtori i Doganave, Gjon Bardhi u ndal te shërbimet online.

“Nga 1 janari i këtij viti Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron 8 shërbime online, ndërkohë që në Qershor do të shtohen edhe 22 shërbime të tjera. Punonjësit e DPD dhe Degëve Doganore janë orientuar që të asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e radhëve të pritjes”, tha ai.

j.l./ dita

February 13, 2020 19:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*