Thirrja e kreut të KQZ: Mos ndaloni procesin e numërimit

June 26, 2017 00:53

Thirrja e kreut të KQZ: Mos ndaloni procesin e numërimit

Në Durrës dhe në KZAZ-në 48 që i përket qytetit të Elbasanit, komisionerët e majtë dhe të djathtë janë dakordësuar që procesi i numërimit të votave të nisë sot në mëngjes. Por Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se vendimi për të ndërprere procesin e numërimit është një shkelje e ligjit.

Në një dalje për mediat në orët e vona, Zguri u bëri thirrje KZAZ që të mos marrin vendime të tillë për të ndërprerë procesin e numërimit. “Jam këtu për ti bërë thirrje të gjithë KZAZ që kanë marrë vendime dhe kanë pezulluar procesin e numërimit të votave, dua tu them që këto vendimmarrje janë në kundërshtim me ligjin. Procesi i numërimit është një proces i pandalshëm.

Janë marrë në përgjegjësinë e tyre, por janë vendime të paligjshme dhe u bëj thirrje të kthehen dhe të fillojnë për të vazhduar procesin e numërimit deri në shpalljen e rezultateve.

Sigurisht ka dhe penalitete, por qëllimi jonë është që procesi të vazhdojë. Do të ngelet një moment i dytë që KQZ të mblidhet dhe të marrë vendime administrative”, tha Zguri.

 

June 26, 2017 00:53
Komento

1 Koment

  1. Tap topi June 26, 07:34

    Nderprerja e numerimit te votave praktikisht i ben te kontestueshme keto votime, pasi konsiderohet si tentative e paster per manipulim.

    Edhe sikur te mos kishin ndodhur gjithe ato incidente te renda (shitje-blerjet e votave, plagosjet me arme, prania e personave te dyshimte para dyerve te lokaleve zgjedhore, etj.) pezullimi i numerimit do te mjaftonte per t’i cilesuar zgjedhjet aspak te lira dhe aspak te ndershme.

    TURP, TURP, TURP !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*