Thirrja për armatosje, nuk ka procedim penal ndaj Berishës. Prokuroria: Është këndvështrim politik

June 5, 2016 11:51

Thirrja për armatosje, nuk ka procedim penal ndaj Berishës. Prokuroria: Është këndvështrim politik

Deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendi, bërë gjatë muajit prill, ku kërkonte armatosjen sipas ligjit amerikan nuk përbëjnë vepër penale. Është ky vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme, pas kallëzimit të bërë nga disa deputetë të Partisë Socialiste.  Sipas organit të akuzës, nga përmbajtja e kallëzimit penal, të paraqitur nga 11 deputetë është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

Më poshtë pjesë nga deklarata e prokurorisë:

Ky vendim është marrë me argumentin se:

– Deklarimet e bëra prej të kallëzuarit, në cilësinë e deputetit, të kryera në ambientet e Kuvendit, gjatë një veprimtarie parlamentare dhe të lidhura me çështjet në debat parlamentar, nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale.

– Prokuroria arrin në përfundimin se, fjalimi i të kallëzuarit, deputetit Sali Berisha në seancën plenare të datës 21.04.2016, konsiderohet pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe parashikuar nga neni 73 i Kushtetutës.

– Prokuroria çmon se nuk mund të konsiderohet si vepër penale shfaqja e mendimit e bërë për armatosjen e popullsisë për të mbrojtur veten, familjen, pronën etj, në kushtet kur në vlerësimin e deputetit të kallëzuar, shteti i ka lënë të lirë kriminelët dhe në funksion të saj, sugjeron përgatitjen e një ligji të tillë që justifikon pajisjen e tyre me armë, duke marrë si shembull SH.B.A-të, të cilat e kanë të lejuar mbajtjen e armëve të zjarrit.

–  Pikëpamja, sipas të cilës shteti mund të lejojë pajisjen me armë e popullsisë në mënyrë ligjore, është një këndvështrim politik – thotë prokuroria.

Deputetët e majtë e akuzonin Berishën, për kryerjen e tre veprave penale:

Thirrje për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës; thirrje publike për veprime të dhunshme dhe përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik

June 5, 2016 11:51
Komento

16 Komente

  1. Ta rrasi June 5, 12:02

    PO Hirre nuk mund te denoje babe Kryekriminelin. Hirre duhet shporrur I parish…ky fytyra Katundari po nga ata te leshtet fare ama. Shift ftyren e tijuana, te Mulit, Berishen, Ed Halili the, Ed thuthuqit, tere fytyra kana reshiti te ngerdheshura e te djegme nga dielli.

    Reply to this comment
  2. Duhet Drejtesi June 5, 12:03

    Domethene Llalla thote qe qenka shprehje e fjales se lire. Po mire pra. Ne emer te shprehjes se fjales se lire:

    I bej thirrje popullit shqiptar qe te ngrihet dhe te zbythe Llallen nga karrigia e tij, si nje drejte qe i buron nga morali per te vetevendosur ligj dhe drejtesi ndaj krimineleve qe po i marrin fryme cdo dite e nga pak.

    Kjo thirrje vlen dhe per zbythjen e kryekillerit Sali Bisha. Populli duhet te rrembeje armet per te vendosur prapa hekurave te drejtesise te gjithe gjakpirsat e tij.

    Reply to this comment
  3. Der Spiegel June 5, 12:18

    Mire e ka Sala

    Shqiptari duhet te armatoset/

    Me Kazme , me pushk, e me Liber.

    Reply to this comment
  4. MeteH June 5, 12:19

    Dihej qe DHALLA behet hirre e jo pranga,ndaj ne kete vend nuk behet drejtesi.SB ka vjedhur,shkaterruar,shitur,vrare e nuk i hyri gjemb ne kembe.Ai nuk pyet per SHBA,BE e jo te pyes Dhallen

    Reply to this comment
  5. Diko June 5, 12:20

    SALI JE I MADH.

    JE I PA VDEKSHEM.

    PARA GJIGANT.

    Reply to this comment
  6. memo June 5, 12:21

    Keshtu eshte kur ke ne krye te prokurorise
    nje cjap te tredhur nga shpellat e gramshit

    Reply to this comment
  7. Der Spiegel June 5, 12:43

    Sala ka te drejte, Populli duhet te armatoset ;

    Me Kazem, Me Pushke, e Me Liber.

    Reply to this comment
  8. perkthyesi June 5, 14:08

    Nje tjeter prove se sa thelle eshte zhytur ne krim drejtesia shqiptare! Pse, mos kerkonte qe ta shihte Saliun me arme ne dore drejtesia qe ti vinte hekurat? O zot, ku jetojme! Te keqen e xhaxhit, i cili, ate ligj qe ishte ne fuqine ate kohe (i mire apo i keq), e zbatoi deri me nje!

    Reply to this comment
  9. l ri June 5, 14:29

    Atëherë edhe unë bëj thirrje politikisht,,,,!
    Shqipëtarë,,,,!
    Mos prisni më ky vënë ka rënë në duart e kriminelit Sali.Gjykatat e prokuroria janë të kastruara nga dr,muti sali.
    Atëherë,,,,,!
    Rrëmbeni armët,kobure thikat e spatat çadrat me thika,stilolapsat kobure të vritet me çdo kush Saliu.
    Pastaj do shikoni se do të shpëtojë SHQIPËRIA.ËSHTË VONUAR SHUMË EDHE AVNI RUSTEMI,,,,ZGJOHU AVNI.
    ,,,,,

    Reply to this comment
  10. l ri June 5, 15:17

    Akoma?????????

    Reply to this comment
  11. ilir June 5, 15:59

    Pas ketij vendimi te Prokurorise duhet te lirohen menjehere te gjithe te denuarit per armembajtje, dhe tu kthehen vitet e ndeshkimit pa te drejte.
    Ndryshe: – duhet treguar vendi Prokuroreve te saliut.

    Reply to this comment
  12. Alfred June 5, 16:56

    (Po ushtroj dhe une lirine e te shprehurit).Kryeprokurori eshte hajvan i teri.
    E c mund te presesh nga kamikazet e pd-Nishani,Llalla e Ajazi.Te burgosin ate qe u dha pushtet? Llalla me ate shprehje fytyre vetem idene e nje te semuri mendor te krijon….Psikologet thone qe tiparet e fytyres shprehin shume per karrakterin e individit. A tregon ajo fytyre:Siguri,prefesionalizen,qartesi apo korrektesi ne detyre?.Kur shoh ate fytyre une shoh perhumbje,pasiguri,mefshtesi pse jo e budallallek. Normal qe do arrinte ne ate konkluzion qe arriti.

    Reply to this comment
  13. Vëzhguesi F. June 5, 17:54

    Menyra se si eshte formuluar ky vendim i akuzes, jo vetem qe eshte i llojit porosites dhe permban nje hile te ndyre.
    Se pari fjala e kryekriminelit te Shqiperise, qe i ka kushtuar ketij populli , perveç te tjerave, dhjetra mijra viktima ne keta 25 vjet per shkak te fjales (dores) se lire qe i kane lene ata qe e vendosen ne pozicionet qe ka mbajtur ne keto 25 vjet, nese do te perdorej nga dikush tjeter, deputet ose jo, ne institucione apo ne rruge me se paku do te konsiderohesh i pandehur dhe do te ndeshkohesh te pakten 10 vjet per thirrje antikushtetuese qe kerkojne destabilitet politi dhe lufte civile.
    Se dyti, de(mod)puteti, Sali Berisha, ne parlamentin shqiptar, nuk shprehu qendrimin e tij politik, nuk shfrytezoi fjalen e lire dhe te drejten e tij qofte per te demaskuar veprimet apo sjelljen e nje qeverisje dhe nuk ju drejtua shqiptareve per tu armmatosur se kjo qeverisje u ka lene dore te lire krimineleve sipas pikpamkes se tij, por ai beri thirrje per armatosjen e popullsise qe te permbyset kjo qeveri me dhune, qe ministrat e ketij kabineti qeveritar “te mos gjejne vrime miu ku te futen”, siç u shpreh krimineli me mandat deputeti, nje thirje e hapur e tipit asadist.
    Turp per kete palo organ te akuzes qe merret me “sardele” dhe bene krushqi politike ne rolin e avokatit me kriminelet peshkaqene.

    Reply to this comment
  14. populli June 5, 18:01

    Zhdukni Llallen me gjithe rrembythjet e tjere te DREQESISE SHQIPTARE,Maskarenj te korrouptuar e te blere,akoma i sherbejne Berishes fashistit kriminelit te ketij vendi

    Reply to this comment
  15. FAMILJA BERISHA June 5, 18:36

    ne nuk kemi prokuror por nje prokuror horrash mafia ka kapur majat te besh thirrje per lufte e mos te hetohesh ky eshte fundi i nje epoke malokesh the te korruptuarish ne djadh vafshi

    Reply to this comment
  16. Detari June 6, 14:42

    Po mire mo z prokuror po Sali leshi cfar ka me revolten popullore qe e quan revolte komuniste?kur nje qeveri vjedh dhe parat e xhepit dhe kursimet si duhej te sillej me keta gangstera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*