Thirrja për ushtar nga Greqia, Bushati: Në kabinet kam njerëz me dy apo tre nënshtetësi

October 22, 2015 19:14

Thirrja për ushtar nga Greqia, Bushati: Në kabinet kam njerëz me dy apo tre nënshtetësi

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagoi këtë të enjte pas akuzave që janë bërë për shefin e Kabinetit të tij, pas lajmit se i ka mbërritur fleta e thirrjes për të bërë ushtrinë në Greqi.

Bushati tha se ai ka në kabinet njerëz me dy apo tre nënshtetësi dhe këtë gjë e lejon edhe legjisalcioni shqiptar.

Drejtori im i kabinetit është një ndër punonjësit më të devotshëm të shtetit shqiptarë.  Edhe i gjithë ekipi im dhe gjithë emërtesat e ministrit të Jashtëm, jam i gatshëm t’i vë në dispozicion të opinionit publik CV-të e tyre, background-in e tyre, njohuritë që kanë, gradat shkencore dhe gjithashtu gjuhët e huaja.

Mund t’ju them që në kabinetin tim ka njerëz që të gjithë së bashku flasin më shumë se 10 gjuhë të huaja, njerëz që të gjithë janë shkolluar jashtë dhe njerëz që mund të kenë dy apo tre nënshtetësi në kabinet dhe legjislacioni shqiptar e lejon një gjë të tillë.

Pra çdo gjë tjetër është veçse spekullim, ose në hapësirën politike shqiptare ndoshta për fat të keq idiotët e nevojshëm të fqinjëve vazhdojnë të gjallojnë”, tha Bushati.

Një ditë më parë, opozita, përmes përfaqësuesit të saj në këtë Komisionin për Politikë të Jashtme, Aldo Bumçi, e ka cilësuar si skandaloz rastin e thirrjes së shefit të Kabinetit në MPJ ushtar nga Greqia.

Lajmi që një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është thërritur ushtar nga Greqia është skandaloz sepse i gjithë materiali sekret diplomatik kalon nga Shefi i Kabinetit të kësaj ministrie”, tha Bumçi.

October 22, 2015 19:14
Komento

4 Komente

  1. style October 23, 03:39

    Po Ti more Bushati sa gjuhe te huaja ke sa nenshtetesi na i thuaj edhe Ti qe te dime edhe background -in tend na thuaj edhe gradat shkencore se na interesojne jo per gje po dua edhe une te aplikoj per ndonje portofol ne kabinetin tend te di se ku jam.
    Per cfare ju duhen juve background-et dhe gjuhet e huaja , puna juaj eshte vetem korrupsioni dhe ate dini ta beni shume mire une nuk jam e specializuar per kete fushe keshtu qe sia vlen te aplikoj se idea ime ishte qe meqenese Ai Drejtori i Kabinetit tend do shkoje te kryeje sherbimin ushtarak ne Greqi do te deshirooja te aplikoja per ate pozicion

    Reply to this comment
  2. tony October 23, 04:57

    O …….. idiooooooootttttt….!!!!!!!
    Oo ……. cop mishi me dy sy…!!!!
    Çfare ti thuash tjeter ketij ministri gjysmak…?????
    Mendoni vetem diçka ,,,, te ulet ky copa jone e mishit me dy sy ,ne nje tavoline me ministrat e jashtem te dipllomacise ,, ,,,,, jo te botes jo…… ( pfffff ) ,por te rajonit .
    A e kuptoni se çfare cirku bejne greket , dhe mbi te gjitha serbet , me kete cop mishi..????
    A e kupton ky idiot , se çfare rendesie strategjike per vendin tone , ka lene ne dore te çunakeve me 2-3 nenshtetesi ..???
    Ku ne bote ështe pare kjo…..????????
    Ku ne bote lihen postet e drejtoreve te kabinetit ne ministrine e jashtme , ne dore te personave me disa shtetesi.
    A i ka thene njeri ketij Ditmir Copmishit, se dy shtetesia mund te shfrytezohet nga agjentuart e fqinjeve ..??????
    A e di ky Cop-mishi-idioti qe sherbimet intiligjente ( sidomos ato te fqinjeve tane ) nuk flen KURRË ?????
    A e di ky miop i paafte se keto sherbime do te jepnin çështë e mundur për te patur nje burim informacioni te sigurt , nga rradhet e diplomacise se jashtme Shqiptare ??
    A e di njeri ne kete qeverri , qe po rreshkiten disa gabime te vogla ne ministrine e jashtme , jo vetem qe nuk riparohen me , por prej tyre mund te lindin edhe konflikte te pariparueshme , qe trashegohen ne brezat qe do te vijne..???
    O zot fali makatet te paditurve …!!!!
    Por mekatet e ketyre idioterve te paafte mos i ler kurre pa ndeshkuar !!!!!!
    Me rrespekt.!

    Reply to this comment
  3. demo October 23, 12:50

    Cfare backgroundi thua ti mor idjot,cfare mburresh ti me dy-tre nenshtetesi,me gjuhe te huaja,por kabineti jot nuk dinte,qe Izraeli dhe Palestina kane 70 vjet ne konflikt te armatosur,(!);I ftuan te dy bashke!!! Merr e ver profesioniste aty e mos na shit te trasha me kalamajte e grekeve,qe ju ka ardhur thirrja per usshtare.

    Reply to this comment
  4. asi October 23, 13:14

    Eshte per te ardhur keq.Edhe nese eshte skandaloze,lere qe nuk eshte,keta nuk kane te drejte as te hapin sqepin.Harruan keta se andej nga shiku kane vene shef me shtetesi kanadeze.Ish zv min jashtme kishte burrin Turk dhe vete shtetesi turke.Po pse harruat Bashukun.A ka pasaporte Holandeze.Po sikur te fitoje zgjedhjet neser a pas 20 vjetesh,a do e pranoje dhenderri i zhulalit,si k.minister.E kuptoni se cfare problemesh kapin keta zaberhane qe i solli ne Parlament shoqeria,miqesia dhe horlleku.Prandaj jemi si jemi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*