Thirrjet raciste në Bularat: 52 shtetas grekë “non grata” në Shqipëri

November 9, 2018 14:50

Thirrjet raciste në Bularat: 52 shtetas grekë “non grata” në Shqipëri

52 shtetas grekë janë shpallur non-grata nga Republika e Shqipërisë pas shfaqjeve ekstremiste që u regjistruan dje gjatë ceremonisë mortore te Kostandions Kacifas.

Lajmi u bë i ditur nga Zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Deklaratë e Zv.Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj:

Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur: Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj. Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.

l.h/ dita

November 9, 2018 14:50
Komento

14 Komente

  1. korçari November 9, 15:35

    BRAVO ….shteti duhet te jete serioz dhe sidomos i barabarte me te gjitha shtetet kushdo qofshin ato

    Reply to this comment
  2. Thanasi qe ta plasi November 9, 15:39

    UAAAAAA pu pu pu cu paskeni bere. Paskeni bere namin. Ata tani do kalojne ne depresion se nuk do mund te hyjne ne Shqiperi. Shume rende i paskeni denuar. Me pak fjale u paskeni rruajtur bythen

    Reply to this comment
    • Gjek November 9, 18:21

      Atyre qe u mbajten nje nate brenda jau kane rrujt mire bythen, mos u be merak 😉
      Te tjeret u zberthyen e u zhveshen mire te kufiri para se te hynin dhe tani i njohim mire se kush jane, per cdo rast

      Reply to this comment
  3. XXXL November 9, 16:02

    Thanasi t’a kane plas dhe nuk po e sheh, o grua e moter-qire, kelysh kurve dhe bythe-qire.

    Reply to this comment
  4. Amerikani November 9, 16:06

    Nje mase e nevojshme dhe e duhur per icidente nga elementet shovinoste ne te ardhmen!

    Per Karathanon si pjesmares ne skuadren terroriste qe sulmuan posten kufitare te Peshkepise me 1994 , kam mendim tjeter…

    Gjithsesi bete diçka.

    Reply to this comment
  5. mirel November 9, 16:16

    Aa dem te madh ju paskeni bere. Asnje lloj penaliteti, vetem fleterrufe tip alla ramiste.
    thua te mos kete me te tjere per te hyre e per te dale sa here u do qefi ne shtetin e qelbesirave te Shqiperise

    Reply to this comment
  6. katarakti November 9, 16:36

    Bravo ky eshte shtet. Ky eshte dinjitet kombetar. Duhet reciprocitet me Greqine. Dhe kryenaltesi. Nuk jemi me ne vitin 1992. Greqia nuk pranon çamet te vizitojne vendin e tyre! Dhe ne nuk pranojme ekstremiste greke.

    Reply to this comment
  7. qeveri e kujt shteti eshte kjo qe kemi?? November 9, 16:42

    Qenkeni keputur me kete qe u keni bere. Kryeministri dhe ministri jashtem shqiptar veprojne sikur te jene te jene kryeminister dhe minister i jashtem i korese apo tajvanit dhe su intereson fare c’ndodh ne Shqiperi.
    -sssshhhh, mbani qetesi, ta qetesojme situaten.
    E kush Bushati qe per interesin e vete hidhet perpjete me gota uji, po kur eshte puna per vendin ia japim grekut.

    Reply to this comment
    • mirel November 9, 17:05

      O vella cke me Bushatin. Per rastin ne fjale na ka lexuar citatin e nje anglezi.
      Recitimi i citateve eshte pikerisht funksioni qe i takon ministrise se jashtme. Tani duhet ta zhvendosim qeverine te Godina e Teatrit te Ri.
      Eshte vendi perfekt per citime.

      Reply to this comment
  8. Orteku i Fekenit November 9, 17:02

    Me mire s’behet! Reneja veproi drejt te “Artit” c’fryne vrerin qe kane brenda dhe lane kokrren e namit i pa gjith bota se kush jane!
    Ky CECUA I ri tregon bicakun!!
    Taktikisht kane vepruar shum mire te tanet!
    Varrimi do behej s’ndalohet dot ti arrestosh si mban dot gjate brenda edhe nje avokat medioker eshte ne gjendje ti nxjerre! Tanet i lane vend vetes per heren tjeter!!! Se nje gje eshte e qarte dhe ktu ka te drejt M.Doda ata do vijne prap!!!!!!

    Reply to this comment
  9. Po , Po November 9, 18:57

    Po mirë more zotërinj kritikë të qeverisë , po pse nuk hapnit dhe nuk hapni gojën për të thënë një fjalë të vetme , për banditin e Viçidolit dhe këllirën greke F. Nano që e katandisën vendin në këtë gjendje , por i hidheni në grykë qeverisë E.Ramës , se pse po kërkon dinjitet ne marrëdhenie me shtetet për rreth ?! Kur është folur ndonjë herë me këtë gjuhë dinjitoze nga qeveritë shqiptare pas vutit 90-të ? Mendoj se këta komentues , veprojnë e sillen kështu qëllimshëm , sepse janë të paguar për të nxirë e përbaltur gjithëçka të mirë . që po bëhet nga kjo qeveri , si “shqiptarë” të blerë dhe vënë në shërbim të spiunazheve të huaja , që internetin e kanë tashmë fushën e tyre më të preferuar diversioni kundër shqiptarëve ! Turp , 1000 herë turp për juve ! A nuk e shikoni se si tërbohen fqinjët tanë , sa herë që dikush , qoftë dhe një qytetar i thjeshtë shqiptar , guxon të ngrerë zërin kundër barbarisë së tyre ?!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  10. Sandor November 9, 19:37

    Pse na krahason me kohen e Sali yradhetarit. Krahasoje po munde me dinjitetin dhe krenarine e Shqiperise se Enverit, qe jo vetem qe nuk pyette as per Greqine e zgjebosu por as per Jygosllavine eas per Rusine e Traktat te Varzhaves e NATO.
    Vetem ne ate kohe Shqiperia kishte dinjtet krenari dhe burra e burreri.
    So kemi kuklla qe i levizin me tela te tjeret.

    Reply to this comment
  11. Qano November 9, 19:50

    Por nuk kuptoj perse nuk behet publike lista sic bejne SHBA per persona non grata nga Shqiperia.

    Emrat e personave te sh[allur non grata nuk duhet te mbahen sekret neper sirtare.

    Reply to this comment
  12. te flasim si njerez November 9, 21:57

    Bravo, nje qendrim shume parimor dhe e norma europiane. Ata kryesoret edhe mund te burgosen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim