Thirrjet ‘Rroftë Enver Hoxha’ te Nëntori i Dytë. Skenaristit Blushi dhe operatori i zërit Konduri tregojnë të vërtetën

December 12, 2017 18:00

Thirrjet ‘Rroftë Enver Hoxha’ te Nëntori i Dytë. Skenaristit Blushi dhe operatori i zërit Konduri tregojnë të vërtetën

Sot, në media u shkrua se në filmin Nëntori i Dytë, dëgjohej “Rroftë Enver Hoxha”. Lajmi dhe video u botuan sëpari nga portali Tirana Today.

““Nëntori i Dytë” si shumë filma të tjerë as ky prodhim kinematografik nuk i ka shpëtuar dot propagandës së regjimit komunist edhe pse përshkruan vitin 1912 dhe udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur flamurin kombëtar,”- thuhej ndër të tjera në shkrim.

Menjëherë pas këtij lajmi reaguan skenaristi dhe inxhinieri i audios në filmin Nëntori i Dytë. Kiço Blushi dhe Spiro Konduri e përgënjeshtruan lajmin, duke e quajtur të turpshëm.

“Nuk ka asnjë mundësi të ketë ndodhur kjo gjë. Për mua është hera e parë që e dëgjoj, është e turpshme të përflitet filmi e të thuhen gjëra të tilla, pa u konfirmuar më parë. Nuk ka asnjë mundësi që në film të jenë përdorur elemente propagandistike për Enver Hoxhën, pasi mbi të gjitha ai nuk kishte asnjë lidhje me tematikën e filmit,”-thotë për Dritare.net, skenaristi i filmit, shkrimtari i njohur shqiptar Kiço Blushi.

Ndërkohë, tekniku i zërit i këtij dhe shumë filmave të tjerë shqiptarë, Spiro Konduri sqaron për Dritare.net , se mund të bëhet fjalë për regjistrimin e filmit mbi një shirit të përdorur më parë.

“Nuk është aspak e vërtetë që në film të jetë përmendur shprehja ‘Rroftë Enver Hoxha’. Kjo gjë është e pamundur.

Ajo çka mund të ketë ndodhur është se filmi mund të jetë regjistruar në një shirit, në të cilin është regjistruar më parë. Pra, aty ka pasur mbetje ose filma manjetik. Arkivi i parë, kur janë bërë filmat nuk ka pasur CD, ndaj kur është hedhur filmi Nëntori i Dytë, ka qenë e regjistruar më parë. Kjo quhet efekti i kopjimit.

Mund të duket e çuditshme që ka mbetur pikërisht ajo shprehje, por kështu ka ndodhur. Filmi Nëntori i Dytë është regjistruar mbi shiritin në të cilin ka qenë diçka për Enver Hoxhën. Një njeri që është marrë me këto punë e kupton shumë mirë dhe kur e lexon një lajm të tillë do të ulërinte, me interpretimet që po i jepen,”-shpjegon Spiro Konduri.

“Nëntori i Dytë” është një prej filmave më të njohur shqiptarë, i cili tregon shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Me një kast aktorësh të jashtëzakonshëm, në film tregohet rrugëtimi i Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur flamurin kombëtar. Ismail Qemali interpretohej prej aktorit të madh shqiptar Sandër Prosi, i cili do të ngrihej nga varri, po të lexonte çuditë made in Albania 2017./Dritare.net

December 12, 2017 18:00
Komento

17 Komente

  1. gafablu December 12, 18:11

    Budallallleqe me ok turp ti degjoj kush

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku December 12, 19:24

    Kiço Blushi, bastardi qe i quajti ata qe hyne ne ambasada ne Korrik 1990 “jashteqitje e kombit”ne mitingun e turpshem te 2 Korrikut.

    Reply to this comment
    • Peza December 13, 03:21

      Po jashteqitja e kombit ishin ata dhe dhjetoristet,se per 27 vjet nuk bene asgje per Shqiperine!

      Reply to this comment
      • Karabush Peze December 13, 20:02

        O torollak! Ju pezaket e keni te shkrojtur ne surrat fshatarizmin provincial. Po si more qelbash guxon te keqperfolesh gurevenesit e demokracise tashme te permbysur? Po si more zorrethar goxon te zesh ne goje flamurtaret e demokracise qe kane plot 27 vite qe ta mbushin zorren me remitanca? Koha juaj ka mbaruar o vromesire e kombit. Prit dhe pak, se s’ke pare gje akoma!

        Reply to this comment
    • Vertet December 13, 04:53

      Pamvaresisht se Kico Blushi ka qene llustraxhi i diktatures por nuk eshte aspak e vertete qe ne fjalen e tij ne meting te kete perdorur shprehjen “jashteqitje e kombit” per refugjatet e ambasadave
      E verteta duhet te qendroje mbi preferencat politike apo edhe ato personale

      Reply to this comment
    • Prizem December 13, 09:26

      Amnezia moshore ben te veten…ka qene Kadare qe ka thene shprehjen e famshme…

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku December 13, 14:38

        Keshtu eshte kur thashethemja ze vendin e te vertetes. Kadareja e ka thene kete shjprehje ne romanin “Nentori i nje Kryeqyteti” per bashkepuntoret e fazhizmit. Kico Blushi e rimori dhe e perdori per refugjatet e ambasadave/ Po ti o prizem qe ne ate kohe ishe ke bolet e babit nuk ke si ta dish se nuk mund te ishe ne ate miting.

        Reply to this comment
  3. Dike Mullai December 12, 19:27

    Pershendetje Spiro KONDURI ! U befasova, por u kenaqa kur lexova shpjegimin Tuaj ne Gazeten DITA ! Per kujtese:- Ju ishit Kursi i Pare ne Rrymat e Dobeta, festuat mbrojtjen e Diplomes. Ju dhe A.Mele me ftuat edhe mua (nga Dega Elektrike). Me the se ne te dy nuk do te perdornim Fisarmoniken:-Ne Orkester ishin Agim Krajka, Gasper Cucia etj. Na befasoi ardhja e te Madhes VACE ZELA, e cila kendoi e vallezoi gjate gjithe mbremjes !!! Ora 24.00 erdhi nje polic, kerkoi te mbyllej mbremja ! I dhat nje shishe bire, e ulet ne karige, te degjonte VACEN ! Ora 02.00 erdhi polici tjeter, nderuesi i turnit. Edhe me ate ashtu u veprua. Mbremja u mbyll ora 04.00 te mengjesit. Ju pershendes nga VLORA pas 53 Vjetesh !

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela December 13, 13:01

      Pajtohem me sa shkruan per inxhinerin e talentuar Spiro Konduri.
      Jam i emocionuar per fakrtin qe ka ate personalitet qe ja kam njohur me pare.
      Tani jane te shumte dallaveraxhinjte me njemije e nje flamure qe mohojne vetveten, sipas rrethanave.
      Persa u perket mysybeteve qe kane bere incizimet e reja te filmit,do te thosha shprehjen e vjeter: KETA
      JANE NGA AJO LLOJ RRACE QE EDHE PRIFTIN E BEJNE ME BARRE.

      Reply to this comment
  4. Mark .uk December 12, 19:51

    Kan parandiena njerzit.Enveri ka qen kater vjec

    Reply to this comment
  5. pas dimrit, vjen pranvera December 12, 20:24

    Kur ish President Sali Berisha, lexova nje here ne nje gazete, jashte vendit se ne Librazhd kishte pjellur nje mushke. Thashe me vete: valle te jete e vertete?! Dhe pastaj ; vdekesh o Sali Berisha qe edhe kete na bere: te pjelle mushka. Eh, sa gjera beri Saliu dhe tani si shurdhjese e qelbur vazhdon me turren e tij punen dhe luften. Keshtu ka ndodhur dhe filmin “Nentori Dyte”. Une e kam shume here dhe kete perhere te pare e degjoj. Ndoshta dhe ketyre u ka pjellur mushka ose ….

    Reply to this comment
  6. ash December 12, 21:07

    Lexo, more kalemxhi me emrin Plaku Xhuxhumaku, se cfare ka thene e c’ka bere nje jete te tere shkrimtari Kico Blushi, qe te kuptosh se perse emri juaj meriton fjalen e ulet “bastard”.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku December 13, 01:33

      S’kam nevoje te lexoj brockullat e Blushit per ta klasifikuar si bastard pas asaj qe tha ne ate miting famekeq. A more vesh o ash-o? Torrollak!

      Reply to this comment
  7. SPSS December 12, 23:45

    Për mua ky “zbulim” nuk është i ri. Këtë fakt unë dhe r shokë e miq të mi, e kemi konstatuar para viteve ’90 dhe qeshnim me këtë rast duke qenë të bindur se kjo kishte ndodhur për shkak të ndonjë figuranti, që, me apo pa dashje ishte shprehur jo sipas skenarit. Nuk kishim asnjë informacion se si kishte ndodhur por ne, kështu mendonim, por nuk ishim në një mendje, nëse ky defekt ishte pikasur nga prodhuesit e filmit dhe ishte neglizhuar apo ata nuk e kishin pikasur këtë gabim.

    Reply to this comment
  8. intelektuali December 13, 07:30

    Kineasteve shqyptare i ka mbetur ora tek Partia e Punes,

    prandaj:

    Nuk rine dot pa pederastin e Gjyles Enver Hoxha qe e fusin ne cdo film te tyre:

    SI MAJDANOZI NE GJELLE

    Une per vete nuk do te cuditesha qe Sander Prosi ne fund te shpalljes se Pavaresise te kendonte si Zihniu:

    ME SHEQER, O ME SHEQER
    TE NA ROJE SHOKU ENVER!

    Reply to this comment
  9. antianri pesa December 13, 12:03

    “Plaku Xhuxhumaku” ne pergjigjen qe i jep nje lexuesi, thote se s’ka nevoje te lexoje “brockullat e Blushit pas asaj qe tha ne ate miting famekeq”. Me tej, duke mbrojtur veten ky plak anonim e quan lexuesin qe e kritikoi dje “Torollak”. Por dicka e palogjikshme duket ne fjalet e tij. E para, pa e lexuar Blushin, ku e gjen te drejten morale te shkruash kunder tij. E dyta, mitingu per te cilin shkruani ju nuk eshte bere me daten 2 korrik 1990. Pra e pakta qe mund te thuhet, eshte se ju shtremberoni te verteten. Atehere, zgjidh e merr, cili eshte torollaku i vertete, ai qe ju etiketon “bastard”, apo ju qe shkruan “torollakshe”. Nuk pres pergjigje nga ju, por me shqeteson fakti qe shkruani kodra pas bregu.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku December 13, 17:36

      O po ku je o ti kriteri i se vertetes. Ja mitingu nuk na qenka bere me 2 korrik, po me 7, 8 apo 9 Korrik, e pastaj çë? Fakti mbetet qe Kico Blushi ne fjalen e tij ne mbeshtetje te fjales se Xhelil gjonit tha qartesisht se “ata qe hyne ne ambasada jane jashteqitja e kombit” duke parafrazuar ate qe kish shkruar Kadareja ne romanin “Nentori i nje Kryeqyteti”, per klasat e permbysura qe largoheshin bashke me ushtrine gjermane. E verteta or ti zoteri nuk varet shume nga data kur ka ndodhur, e verteta eshte e vertete kurdo qe te kete ndodhur. Emore vesh edhe ti o torrollaku tjeter?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*