Thjeshtimi i procedurave tatimore dhe doganore, MF: Biznesi, afat deri më 20 qershor për propozimet

May 25, 2016 13:19

Thjeshtimi i procedurave tatimore dhe doganore, MF: Biznesi, afat deri më 20 qershor për propozimet

Biznesi ka afat të paraqesë propozimet e tij për thjeshtimin e procedurave tatimore e doganore deri në datën 20 qershor. Këto propozime do të shqyrtohen dhe përfshihen në paketën fiskale që do të zbatohet në vitin 2017. Qeveria ka deklaruar se nuk ka rritje apo ndryshim taksash.

“E vetmja paketë fiskale që ne kemi vendosur të iniciojmë është thjeshtimi i procedurave tatimore dhe doganore dhe kemi ftuar sipërmarrjet zyrtarisht dhe publikisht që deri në 20 qershor të na sugjerojnë, komentojnë ndryshimet që do të duhet të bëjmë në paketën e re fiskale të procedurave”, bëri të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj një ditë më parë gjatë konferencës “Dialogu i Nivelit të Lartë për Klimën e Biznesit dhe Tërheqjen e Investimeve të Huaja në Shqipëri”, që zhvilloi punimet një ditë më parë në Tiranë.

Deri tani, qeveria ka publikuar dy prej procedurave tatimore që ka përmirësuar në marrëdhëniet me biznesin. E para ka të bëjë me kontrollet tatimore, të cilat lajmërohen minimalisht 1 muaj përpara dhe e dyta është e drejta e sipërmarrjes për t’u vetëkorrigjuar pa asnjë penalitet.

May 25, 2016 13:19
Komento

2 Komente

  1. Arben May 25, 16:03

    MUHABET I TIPIT,

    “PIRDH SE LIROHESH”

    Reply to this comment
  2. Arben May 25, 16:21

    MUHABET I TIPIT,

    “PIRDH SE LIROHESH”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin