Thjeshtohen procedurat e sigurimit të dokumenteve që duhen për pensionin

October 26, 2017 17:36

Thjeshtohen procedurat e sigurimit të dokumenteve që duhen për pensionin

Thjeshtohen procedurat e sigurimit të dokumenteve që kërkohen nga organet e sigurimeve shoqërore për efekt të plotësimit të dosjes së pensioneve, si dhe të gjitha shërbimeve të tjera që ofrohen për qytetarët nga ky institucion.

Autoritetet e strukturave të sigurimeve shoqërore, si në nivel qendror, ashtu edhe atë lokal, nuk do të kërkojnë më nga qytetarët depozitimin e këtyre dokumenteve: “Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile, dëshmi penaliteti, si dhe dokumente të cilat gjenerohen nga strukturat e sigurimeve shoqërore”.

Në këto kushte, përfituesit e skemës së sigurimeve nuk do të sorollaten më nëpër dyert e zyrave të shtetit për të siguruar këto dokumente, të cilat duhen për plotësimin e dosjes së pensionit, si dhe trajtimeve të tjera që ofrohen nga sigurimet shoqërore. Në çdo rast, punonjësit që do të aksesojnë të dhënat, mund ta realizojnë këtë vetëm pasi të jenë pajisur me autorizim me shkrim nga ana e aplikuesit për përdorimin e këtyre të dhënave. Përpunimi i të dhënave të përfituara nëpërmjet aksesit të drejtpërdrejtë kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas burimeve zyrtare të ISSH-së, dokumentacioni do të gjenerohet nga portali e-albania.al dhe nga ndërveprimi i bazës të të dhënave të sigurimeve shoqërore me institucionet e tjera shtetërore.

Gjithashtu, bëhet me dije se përsa i përket dokumenteve, apo vërtetimeve për përdorim jashtë vendit, deri në një moment të dytë, kërkesat për këto dokumente do të vazhdojnë të kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare, drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore. p.k/dita

October 26, 2017 17:36
Komento

3 Komente

  1. Dike Mullai October 26, 19:34

    Legjenda e STATUSIT te NAFTETAREVE :- Me 24 Prill 2015 nje Grup pensionistesh Naftetar nga Vlora e Patosi shkuam ne Presidiumit te Kuvendit Popullor, ku na priti Z. Petrit Vasili. Na degjoi e premtoi !…. U mblodh edhe Kuvendi Popullor:- Vendosi !!! Ne 2 Gusht 2017 dorezuam ne Zyrat e ISSh Vlore,dorezova gjithe Dokumentat qe duheshin! Me premtuan se pas 20 ditesh do te marr Pergjigjen! Ne keto 3 vjet jane ndare nga jeta 6 pensioniste nga Sektori i yne ! Kohet e fundit kane dale dy gazeta, qe jane shitur brenda dites! POR shkruhej:- Nga MEI akoma nuk kane shkuar ne ISKSh.(?!) “Ku ishje ?- “Hic gjekundi”! “Cfar morre ?” “Asgje”. Flitet se do te fillohet ne Janar ! Por nuk thuhet Viti (?!)

    Reply to this comment
  2. ALI EMINI VS EDI RAMA October 26, 21:46

    Zoti Ali eshte nen drejtor i ISSH.
    ISSH eshte Instituti i Sigurimeve Shoqerore.
    Zoti Edi eshte Kryeminister i Shqiperise.

    Historikisht ISSH njihet prej pensionistave si nje institcion qe ua ka nxire atyre jeten demokratike ne kapitalizem.
    Ju kujtohen ato kolibet e vogla ku pleqte e ngrate mbeshteteshin pas mureve ne pritje qe arketaret te mos i percillnin te nesermen apo te pasnesermen
    sepse donin tju lije ndonje qindarke.Fukaralleku dere hekuri perseriste shpesh miku im Pjetri.Pastaj pas vitesh zbori u kalua tek sherbimi postar i cili nuk i shpetoi dot hileve.Dhe me ne fund u gjend sherbimi bankar,por edhe ky sherbim u pasua me ca akte sorrollatjeje.
    Ne fillim u kerkua qe cdo gjashte muaj pensionistet te dorezonin nga nje certifikate personale.
    Me pas kerkesa u transformua ne “Deklarate gjallese”,nje cpikje vertete fyese per shqiptaret.
    ndersa para nja dy ditesh zoteria Ali Emini ka deklaruar e ka vendosur qe pensionisti per te marre pensionin duhet qe cdo gjashte muaj te nenshkruaj nje deklarate prane bankes private se pensionin ja kane derdhur me korektesi ne banke.
    Po mire more Ali po pensionistet shqiptare qe ndodhen ne Amerike duhet qe cdo gjashte muaj te vijne ne Shqiperi per te deklaruar “sherbimin korrekt”?!
    Ndersa ka kohe qe Zoti EDI perserit se administrata eshte ne sherbim te qytetarit.
    Natyrisht qe nuk eshte e vertete.Administrata ua nxine jeten qytetareve.

    Zoti Edi eshte genjeshtar? Portali qeveritar E Albania eshte kot,vetem sa per te justifikuar
    ca miljona qe jane harxhuar per te.
    Edi ka rene.
    Ali Emini qeverise te pakten 600 mije shqiptare!
    Halim Bestrova
    pensionist

    Reply to this comment
  3. xxx October 27, 15:52

    sa foto dinjitoze pensionisti
    po pensionistet tane shumica jane si mos me keq

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim