Thohir: Higuain është paguar shumë, nuk vlen sa Neymar

August 3, 2017 19:04

Thohir: Higuain është paguar shumë, nuk vlen sa Neymar

Presidenti i Inter, Erick Thohir, është kthyer të flasë për zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me kompaninë kineze, Suning. “Kur erdhën, shumë nuk e dinin se kush ishin. Pyetja ka marrë një përgjigje këtë vit kur Suning është bërë pjesë e listës së 500 kompanive më të rëndësishme në botë.

Shifrat e tyre kanë qenë arsyeja kryesore pse kam vendosur që të bëheshin pjesë e Inter”, ka thënë Thohir, i cili më pas ka folur edhe për kushërinjtë e Milan-it. “Nëse do të blejmë lojtarë të rinj si Milan? Kemi marrë katër deri tani. Ne jemi ndryshe nga ata, sepse pronarët e rinj duhej të investonin për të rindërtuar skuadrën dhe duhej të blinin lojtarë të rinj. Këto gjëra ne i kemi bërë disa vite më parë. Blejmë lojtarë që nga 2013-a, ndërsa tani duhet vetëm të bëjmë pak ndërhyrje për t’u kthyer në Champions”.

Presidenti zikaltër ka folur edhe për Neymar dhe Higuain: “Shumë lojtarë kanë një vlerë komerciale tashmë, jo vetëm teknike. Çmimi i një futbollisti ndikohet edhe nga zhvillimi i gjithë sektorit të futbollit. Në vitet e fundit, ky sport është rritur ekonomikisht, siç tregojnë edhe të ardhurat e 20 klubeve kryesore europiane. Nëse është mirë të shpenzohen 222 milionë euro? Klube si City dhe PSG janë në pronësi të shtatit të Katarit dhe Emirateve Arabe.

Tashmë skuadrat e futbollit kontrollohen nga tre lloje pronarësh: nga tifozët, biznesmenët dhe nga qeveritë e një shteti të caktuar. Nuk di të them nëse kjo blerje shkel rregullat e Fair Play-it. Higuain? Për mendimin 90 milionë eurot e shpenzuara për Higuain janë shumë. Por në atë moment Juventus-it i duhej një sulmues. Më pas, dëshira për të fituar Champions League i ka shtyrë të shpenzojnë gjithçka për të. Por nuk besoj se ai, ashtu si Pogba, kanë të njëjtin ndikim në aspektin komercial, si Neymar dhe Ronaldo”.

August 3, 2017 19:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*