“Thuaj ‘Po’ Shqipërisë”, Rama takim me mjekët e suksesshëm në botë

Redaksia Online November 23, 2013 10:19

“Thuaj ‘Po’ Shqipërisë”, Rama takim me mjekët e suksesshëm në botë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, kanë zhvilluar pasditen e djeshme në “Pallatin e Brigadave”, një takim me mjekët e suksesshëm të diasporës shqiptare nëpër botë. Në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund agonisë në shëndetësi. “Do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund agonisë së sektorit të shëndetit mjekësor. Pres prej jush që të na ndihmoni. Duam të ndërtojmë një shërbim kombëtar shëndetësor të denjë. Duam që së bashku me ju të bëhemi një trup i vetëm në këtë qëllim kaq madhor. Ky bashkëpunim duket i ndarë në dy kantiere të mëdha; ata brenda Shqipërisë dhe ata jashtë Shqipërisë. Jemi përballë një shumëllojshmërie aktorësh brenda dhe jashtë vendit, që janë pjesë e një vendi si ky i yni, me përmasa shumë të vogla, po me histori të gjatë emigrimi, histori që secili prej jush i ka kthyer në histori suksesi, edhe të atyre që nuk janë sot këtu, edhe pse dëshirën e kishin të madhe. Ky takim nuk do të jetë i fundit dhe ju përgjigjet një thirrje në nevojë për të mbështetur një sektor, i cili është më i prekshmi. Jemi në një gjendje emergjente dhe çfarë do që bën sot, influencon ato që do ndodhin nesër”, u shpreh kryeministri Rama.

Redaksia Online November 23, 2013 10:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*