Thuajse e kualifikuar, Meksika mposht edhe Korenë e Jugut

June 23, 2018 19:42

Thuajse e kualifikuar, Meksika mposht edhe Korenë e Jugut

Pas suksesit që pati në ndeshjen me Gjermaninë, Meksika nuk e ka pasur aspak të vështirë të mundë edhe Korenë e Jugut.

Ndeshja Meksikë-Kore e Jugut përfundoi me rezultatin 2-1.

Goli i parë u realizua nga Vela në minutën e 26 nga një 11 metërsh, ndërsa në minutën e 66-të u shënua edhe ai i dyti, por kësaj radhe me autor Chicharito-n.

Ndërkohë, goli i vetëm për Korenë e Jugut u shënua në minutat shtesë nga Son Heung-Min.

Kjo skuadër shkon në kuotën e 6 pikëve, por ende nuk është zyrtarizuar kualifikimi i saj, pasi ekziston mundësia që tre skuadra të përfundojnë në kuotën e 6 pikëve.

Në rast se Gjermania do të fitojë në mbrëmje me Suedinë e më pas edhe me Korenë e Jugut, do të shkonte në kuotën e 6 pikëve. Edhe nëse Suedia do të triumfonte ndaj Meksikës në takimin e fundit, do të kishim 3 skuadra me nga 6 pikë në këtë grup dhe do të ishte golavarazhi ai që do të vendoste më pas se kush do të ishin dy skuadrat e kualifikuara.

s.a/dita

June 23, 2018 19:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*