Thyen masën e arrestit dhe rreh vajzën 28-vjeçare, arrestohet biznesmeni

December 25, 2017 13:10

Thyen masën e arrestit dhe rreh vajzën 28-vjeçare, arrestohet biznesmeni

Një biznesmen në Fier ka përfunduar në pranga, pasi ka thyer masën e “arrestit të shtëpisë” dhe ka goditur me grusht një vajzë 28-vjeçare.

Policia e Fierit bën me dije se ka ndaluar një ditë me parë shtetasin Orvel Hebeja, vjeç 36, banues në Fier.

“Më datë 24.12.2017, u ndalua shtetasi O.H, vjeç 36, banues në Fier, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, pasi në lagjen “8 Shkurti”, është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka goditur me grusht shtetasen O.A, vjeç 28, banuese në Lushnje. Nenet 323/1, 321/1 e 90 të Kodit Penal”- njofton policia.

Orvel Hebeje është emër i njohur për policinë, pasi në 2014 u arrestua pasi në kamionët e firmës së tij ishin transportuar 59 kg heroinë drejt Turqisë.

December 25, 2017 13:10
Komento

1 Koment

  1. Berti December 26, 09:22

    Orvel…hajde emer.hajde…emer debili.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*