Thyen rregullin për vetëkarantinim, dy të rinj në Dibër e Pogradec gjobiten me 700.000 lekë

March 17, 2020 09:30

Thyen rregullin për vetëkarantinim, dy të rinj në Dibër e Pogradec gjobiten me 700.000 lekë

Dy të rinj, një nga Dibra dhe një nga Pogradeci janë gjobitur nga policia me nga 700 mijë lekë gjobë pasi thyenë rregullin per vetëkarantinim.

Policia thotë se shtetasi E.S., u gjobit në vlerën e 700 mijë lekëve. Sipas policisë ky person pasi ishte kthyer nga Italia, një zonë e prekur nga koronavirusi nuk është bindur udhërit të policisë për tu vetëkarantinuar.

“Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij. Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë.

O.J/DITA

March 17, 2020 09:30
Komento

1 Koment

  1. TT March 17, 09:47

    Jo vetem kaq po ky injorant eshte rrezik edhe per te tjeret,ndoshta ky ka leke dhe e paguan gjoben,ndoshta te ndalohet edhe udhetimi I tij me Ligj te futet ne Sistem mos te dale jashte per 3 vjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim