“Thyen urdhrin e monitorimit”, Ministria e Financave nis procedimin për 36 punonjës

June 18, 2017 17:15

“Thyen urdhrin e monitorimit”, Ministria e Financave nis procedimin për 36 punonjës

Për 36 punonjës të administratës fiskale, Ministria e Financave ka urdhëruar nisjen e procedimit disiplinor, për shkak se sipas këtij institucioni nuk kanë zbatuar udhëzimet për të qenë në krye të detyrës gjatë fushatës elektorale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, këta punonjës të Drejtorive Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, nuk kanë justifikuar mosprezencën e tyre në punë.

NJOFTIMI I PLOTE

Ministria e Financave, pas inspektimeve intensive, konstaton me shqetësim se rregullat e parashikuara në Urdhrin e Monitorimit nuk po respektohen nga disa institucione të varësisë në Tiranë dhe rrethe.

Më konkretisht, grupeve të inspektimit nuk u është justifikuar mosprezenca në punë e dhjetëra punonjësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Po kështu mosprezenca të pajustifikuara janë evidentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë, Laboratorin Doganor, si dhe në FAF Sha.

Në total janë 36 punonjës të administratës fiskale ndaj të cilëve të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar edhe nga institucionet e lartpërmendura për shkak të thyerjes së urdhrit të monitorimit dhe VKM 473, duke cënuar kështu standardin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik.

Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM nr 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore.

June 18, 2017 17:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*