Thyhet rekordi, 633 zhytës bëhen bashkë për të pastruar oqeanin

June 16, 2019 08:54

Thyhet rekordi, 633 zhytës bëhen bashkë për të pastruar oqeanin

633 zhytës kanë thyer rekordin Guinness duke pastruar oqeanin nga plehrat. Kjo ndodhi të shtunën pranë Deerfield Beach International Fishing Pier.

Gjyqtari i Guinness, Michael Empric bëri një udhëtim të rrallë nga New York City për të bërë numërimin zyrtar të  zhytësve.

“Unë në të vërtetë qëndrova aty dhe i kam numëruar të gjithë kur u futën në ujë”, tha ai.

Zhytësit hynë në oqeanin me dallgë dhe duhej të qëndronin në ujë të paktën 15 minuta për t’u numëruar.

Dahlia Bolin, 13 vjeç, ishte në mesin e tyre. Ajo dhe nëna e saj Rebecca erdhën nga Mackinaw, Illinois, për të ndihmuar në thyerjen e rekordit në  Guinness dhe mbledhjen e mbeturinave.

Eventi u organizua nga ambientalist RJ Harper, i cili ndihmoi në rekrutimin e zhytësve, i cili tha se në oqean është bërë një pastrim i plotë nga mbeturinat dhe ishte një gjë e jashtëzakonshme kur shikoje bashkë 633 zhytës.

Harper tha se shpreson që pastrimi do të frymëzojë pjesëmarrësit për të mbajtur pastër ujërat pranë shtëpive të tyre.

l.h/ dita

June 16, 2019 08:54
Komento

3 Komente

  1. Jeta është e bukur kur e mbron e punon në c'do minut të jetës. June 16, 10:39

    Një mrekulli njerëzore, kur njerëzit i sherbejnë jetës. Zoti i bekoftë të gjithë zhytësit qe ishërbejnë jetës. Amen.

    Reply to this comment
  2. Jeta është e bukur kur e mbron e punon në c'do minut të jetës. June 16, 10:40

    Një mrekulli njerëzore, kur njerëzit i sherbejnë jetës… Zoti i bekoftë të gjithë zhytësit qe ishërbejnë jetës. Amen.

    Reply to this comment
  3. MH June 16, 13:14

    Sikur nji dete te ishte dhe 633 zhytes tregon qe nuk qenka dhe aq i pa paster deti nga ndotja.E jo ma 633 zhytes ne oqean sikur jane 633 pika uji.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim