“Ti je malok”, sherr me të plagosur mes dy familjeve në Durrës

April 15, 2016 12:59

“Ti je malok”, sherr me të plagosur mes dy familjeve në Durrës

Fyerjet krahinore kanë futur dy familje në sherr njëra me tjetrën, ndërsa ka shkaktuar edhe dy të plagosur. Në pranga ka përfunduar 21-vjeçari, Met Shtara, banues në Fermë të Sukthit.

Gjithashtu ka filluar edhe procedimi në gjendje të lirë për babain e të riut, 49-vjeçarin A. Shtara, si dhe xhaxhain 55-vjeçar A. Shtara. Konflikti nisi në lokalin e fshatit, ku 55-vjeçari A. Shtara i ka thënë 53-vjeçarit K.L. “malok”, (origjina e tyre veriore). Burrat janë konfliktuar pas fyerjeve edhe fizikisht, ku është përfshirë edhe vëllai i 55-vjeçarit A. Shtara, (babai i Met Shtarës).

Për të marrë hakun e dajës, 27- vjeçari A.L (nipi i 53-vjeçarit K.L) ka shkruar në shtëpinë e familjes Shtara. Në këtë moment konflikti ka marrë një tjetër përmasë. Nga banesa ka dalë djali i familjes Shtara, 21-vjeçari Met. Ai ka marrë një thikë dhe ka goditur në këmbë 27- vjeçarin A.L. I plagosuri ndodhet në spitalin tajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën

April 15, 2016 12:59
Komento

2 Komente

  1. sala April 15, 15:44

    haha nuk e di pse ofendohen kur jane malok

    Reply to this comment
    • Preng Pjetri April 15, 16:22

      Nese ne jemi maloke
      ju çfare jeni?
      Pse ne gege e toske s’jemi vllezer?!
      Kurê ne nuk duame dhe respektojme njeri tjetrin si Shqiptar ç’presim te na respektojne te tjeret?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim