“T’i këpus të dy duart”, polici dhunon fizikisht gazetaren e “STOP”

May 25, 2017 21:22

“T’i këpus të dy duart”, polici dhunon fizikisht gazetaren e “STOP”

 

Një ditë më parë, emisioni ‘STOP” transmetoi rastin e Shefit të Rendit në Ballsh, Klodian Caushaj, i cili dhunonte një qytetar të pafajshëm, duke e bërë për spital. Sot struktura përkatëse në Ministrinë e Brendshme e ka çuar çështjen në Prokurori. Ndërsa Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit, ka nisur verifikimin e rastit, për të nxjerrë përgjegjësitë.

Ndërkaq, një tjetër rast dhune është shënuar nga ana e uniformave të policisë. Polici, i cili ruan Institutin e Fizikës Bërthamore dhunon fizikisht grupin e xhirimit të emisionit “STOP”, ndërsa gazetarja dhe operatori ishin në detyrë. Edhe pse iu kërkua korrektesë në sjellje, polici fyen, dhunon dhe kërcënon përfaqësuesit e medias.

Gazetarja e emisionit “STOP” shprehet se i është drejtuar Institutit të Fizikës Bërthamore për të lënë një takim me Drejtorin e këtij institucioni, por u ndesh me dhunën verbale dhe fizike të policit që ruan këtë objekt.

Gazetarja – Mund të ma thuash pak me ton më normal?

Polici – Dil atje përjashta! Zbato urdhrin tim! A do të dalësh përjashta, me të mirë apo …?

Gazetarja – Më fal, kush jeni? Me kë po komunikoj?

Polici – Me punonjësin e Policisë së Shtetit. Ai që ruan këtëëëëëë…

Gazetarja – A mund të pyesësh pak si njeri se për çfarë kam ardhur?

Polici – Dil atje përjashta, të jap urdhër brenda rregullit, jo me hy me forcë.

Gazetarja – Brenda kujt rregulli?

Polici – Dil aty!

Gazetarja – Ma trego pak rregulloren, të lutem!

Polici – Do dalësh përjashta…

Gazetarja njofton policinë dhe përballet me policin që e dhunoi.

Polici – Në institucion… t’i këpus të dy duart…

Gazetarja – Nuk ke asnjë lloj të drejte… Ku e kishe kapelen?

Polici – Leje moj kapelen, s’mbaj kapele në institucion unë.

Gazetarja – Çfarë do më bësh ti mua? Do më këpusësh duart? Është kërcënim ky?

Polici – Po hyre atje po, është institucion shteti.

Gazetarja – Kush je ti që më vë mua dorë?

Polici – Do të hedh në gjyq ty dhe ata që janë më të fortë.

Gazetarja – Të hedh unë më para në gjyq.

Gazetarja e emisionit “STOP” rrëfen se polici dukej në gjendje të dehur, pasi i vinte era alkool./tvklan.al

May 25, 2017 21:22
Komento

7 Komente

  1. C'a bohet kshtu May 25, 22:16

    E cfare pastaj… pse eshte gazetare mos ta kruaj, i njohin ligjet dhe rregullat keto gazetaret?
    Kush eshte kjo qe dhunon verbalisht dhe provokon ne detyre punonjesin e rendit?
    Qenka treguar i sjellshem Polici, por ka shkelur ligjin dhe rregulloren per Ruajtjen e Institucioneve te Rendesise se Vecante, sic eshte Instituti i Fizikes Berthamore.
    Gazetaret ne Albanistan qendrojne mbi ligjin, kush u a ka dhene kete satus, apo jane media e “lire” qe shiten e blihen per dy lek sipas interesave te TV ku punojne.

    Reply to this comment
  2. dejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine May 25, 23:02

    Mire politci paska qene i dehur,po ju moj e ashtequajtura gazetare perse hyn pa leje ne teritorin e ruajtur nga policia e shtetit,apo?????????Turp per ju qe kerkoni te beni lajm duke dhunuar ligje,dhe akuzuar pa te drejte policin e sherbimit.Askush nuke eshte mbi ligjin dhe kete e dini me shue ju te quajturit gazetare se sa ajo pjee e popullit qe jeton nenminimumin e varferise.

    Reply to this comment
  3. demo May 26, 09:58

    Kane filluar t`u tremben gazetareve me keq se cadres.Gazetari ne radhe te pare eshte qytetar.Per te hyre ne nje institucion do te zbatoje ato regulla qe ka Institucioni.Une habitem se si e permbajti veten Polici, qe paguhet per te mos lejuar persona te pa autorizuar te hyjne ne objekt(Instituti i fizikes berthamore)Nga pamjet qe u transmetuan mbreme gazetarja dhe operatori kishin dhunuar institucionin dhe kishin hyre pa autorizim brenda objektit..Pale po i kerkon edhe rregulloren kjoi tyryfycka!

    Reply to this comment
  4. demo May 26, 12:46

    Po komenti im qe ne oren 8?z.Moderatori!

    Reply to this comment
  5. Bogonica May 26, 13:13

    Nuk e di po polici eshte treguar i permbajtur.Ne se kerkojme shtet duhet te respektojme policin,si perfaquesi i shtetit ne rruge.Shteti dhe shoqeria ka plot forma qe kontrollojne tejkalimin e kopetencave nga policia.Askush nuk duhet t’i kundervihet policit ne detyre.Secili duhet te zbatoje urdhrat e tij.Po nderkaq kjo kerkon qe ne Polici te terhiqen njerez te pergatitur nga cdo aspekt.

    Reply to this comment
  6. lato May 26, 14:48

    E ka perkedhelur gazetaren.Nese dhunohet objekti,polici me rregullore duhet te qelloje heren e pare ne ajer,te dyten ne mish.

    Reply to this comment
  7. Shallvarsi May 26, 14:52

    Provokimi i “gazetares” eshte mjaft tendecioz dhe mjaft me kete media spekullative dhe fyese sidomos kur sheh 2 “gallofat e Stopit” qe nuk degjojne sec nxjerrin nga goja dhe masturbohen me te qeshura idiote duke i kthyer kurrizin kameres nga”lotet” e qeshjesse majmunit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*