“Ti Shqipëri, me jep …(te)nder!”

May 15, 2018 10:21

“Ti Shqipëri, me jep …(te)nder!”

I nderuar z.Kryeredaktor

Vazhdon të mbahet ndezur debati për ndërhyrjen në përmbajtjen e “Himnit Kombëtar”. Më këtë debat janë përfshirë edhe ata që nuk dinë asnjë varg të tij, jo se Himni është “sekret shtetëror” e nuk është deklasifikuar ende, por sepse nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë asnjë sekondë mendjen tek Himni si ndjesi, si frymëzim e Simbol Kombëtar.

Janë përfshirë edhe politikanë të cilët nuk i dinë as tekstin, por që për shkak të shkollimit të tyre deri tek “Festa e Abetares”, vazhdojnë ta “këndojnë” vetëm me lëvizje buzësh sikur përtypin çamçakëz, sa për formalitet protokollar e për kronika televizie, më qëllimin për t’u dukur “atdhetar”.

Çuditërisht, në këtë debat mungojnë specialisët e fushës, të cilëve ua kanë zënë vendin qëndrimet e partive politike e të politikanëve. Për “Himnin Kombëtar”, po flasin deputetë agronomë, veterinerë, gjinekologë, financier, teknik pyjesh, policë, teknologë ushqimesh, pilotë, farmacistë e deri militantë partie në zona, duke lexuar e përsëritur deklarata shabllone në emër të partive që përfaqësojnë. Pikërisht këta, nuk ia kanë ditur e nuk duan t’ia dinë fare për “Himnin Kombëtar”! Sepse realiteti, provon të kundërtën. Politikanët dhe shtetarët e këtyre 26 viteve, kanë pasur e kanë tjetër “Himn”.

Kanë “himnin” e pasurimit të tyre, nëpërmjet përdorjes së pushtetit. Këtë “himn”, ata vazhdojnë ta “këndojnë” çdo ditë, javë, muaj, vit, seancë e mandat parlamentar, ministror, partiakë. Ata nuk pyesin se ç’përmbajtje ka “Himni Kombëtar”, por se ç’fond financiar ka tenderi që zhvatin ose japin, ç’vlerë ka rryshfeti, ç’pagesë ka shitblerja e një mandati deputeti, një posti ministror, zv/ministor, drejtor drejtorie, ministrie e prefekture.

Ata shikojnë, se çfarë “melodie” joshëse e fitimprurëse ka shtija e një posti ambasadori, kryebashkiaku, prefekti, drejtori e zyrtari në dogana, tatime, inspektorate, polici, ushtri, kulturë, turizëm, financa, porte detare, arsim, shëndetësi, apo e një vendimi kthim-kompensimi pronash, vendimi gjykate, pretence prokurori, licencë koncesioni e leje ndërtimi! Faktet kanë treguar, se politikanët shqiptarë në pozitë e opozitë, kur bëhet fjalë për “himnin” e përfitimeve reciproke, përfshihen në ”kor” të përbashkët me të njëjtën “vijë melodike”! “Himni Kombëtar Shqiptar”, nis me vargjet:

“Rreth flamurit të përbashkuar / Me një dëshirë me një qëllim / Të gjithë atij duke iu betuar / Të lidhim besën për shpëtim”.

Por, si i kanë kuptuar dhe i zbatojnë këto vargje, politikanët shqiptarë majtas e djathtas, gjatë këtyre 26 viteve?! Veprimet e tyre, flasin për këtë kuptim:

Rreth korrupsionit të përbashkuar / Me një dëshirë, me një qëllim / Të gjithë për të jemi betuar / Kemi lidhur besën për pasurim”!

Edhe poezia e Naim Frashërit “Ti Shqipëri më jep nder” është bërë pjesë shpirtërore e shqiptarëve, si një Himn atdhetarie. Mirëpo, himni popullor “Ti Shqipëri më jep nder”, i cili recitohet e këndohet natyrshëm edhe duke lëruar tokën, pra pa orekstër, pa urdhër partie, pa protokoll qeveritar, pa rreshtime administrate në sheshe, pa ceremoni paradash e topash garde dhe pa daulle fanfarash, për poltikanët shqiptarë e ka humbur ndjesinë që përcjell.

Për ta, Shqipëria nuk është atdhe, por “fabrikë” prej së cilës prodhojnë miliiarda e pasuri të patundshme të çdo lloji! Ndaj përleshen, ndaj bëjnë sikur përleshen, lidhin krushqi, ndahen e ribashkohen, pështyhen e riputhen me njeri-tjetrin, për të qenë përherë në krye të vendit! Ata nuk e duan Shqipërinë për NDER, por për përfitime! Vargu i poezisë së Naim Frahërit “Ti Shqipëri me jep nder”, për politikanët ka marrë kuptimin: “Ti Shqipëri më jep (te)nder”!

Ata nuk nuk pyesin, se sa luftojnë për atdheun, por se sa fitojnë për vete! Nderi i tyre nuk është Shqipëria, por llogaria e fitimeve dhe pasurimit me tendera, koncesione, vila luksoze, licenca transporti rrugor, detar e ajror, banka, troje, gurore, fshatra turistikë në bregdet, plazhe private, zona malore turistike, hidrocentrale, tregje monopol, universitete, puse nafte, kompani energjie, ilaçesh, sigurimesh!

Madje edhe pjesën tjetër të vargut… “Më jep emrin shqiptar”, politikanët tanë e kanë zhdukur, duke zhdukur emrin zyrtar “SHQIPTAR”, mbasi 80% e tyre janë familjarisht me shtetësi të huaj, me familje jashtë vendit, ndërsa brenda Shqipërisë kanë vetëm postet shtetërore dhe bizneset! Nëse do ta krahasonim poezinë e Naimit me qëndrimin e poltikanëve ndaj atdheut, rezulton se e kanë shkatërruar Shqipërinë.

Psh., vargu “O malet e Shqipërisë…”, aktualisht stonon, mbasi malet janë rrafshuar nga biznes-guroret e politikanëve, ortakëve dhe familjarëve të tyre!

Vargu “… Dhe ju o lisat e gjatë”, prej 26 vitesh po përballet me një realitet të hidhur, mbasi pyjet në Shqipëri janë rrafshuar, madje edhe lisat në Frashërin e Naimit!

Vargu “Fushat e gjera me lule”…, nuk janë më të tilla, mbasi prej 26 vitesh këto nuk ekzistojnë më, sepse barbarët e lejuar nga shtetarët i zaptuan dhunshëm, duke i kthyer në qendra industriale e zona banimi tip “geto”.

Vargu “Ju bregore bukuroshe”, nuk ka vlerë të këndohet më, mbasi edhe këto janë zaptuar nga lagje me vila, pallate, antena celulare, biznese guroreje e gjithçka.

Vargu “Dhe ju o lumenj të kulluar”, ka një fat të trishtë, mbasi mbi gjithë lumenjtë deri në Dragobi, janë ndërtuar e po ndërtohen HEC-e me koncesione të dhunshme e shklaëtrruese për mjedisin.

Ndërsa siç e thamë më sipër, vargun “Ti Shqipëri më jep nder”, politikanët shqiptar e kanë tjetërsuar  në… “Ti Shqipëri me jep (te)nder!”.

Përparim Halili

May 15, 2018 10:21
Komento

10 Komente

  1. asd May 15, 16:37

    E vertete. Per ministra e deputete kjo eshte shume e vertete… por jo per krieministrin. Ai tenderat i jep me koncension.

    Reply to this comment
  2. Gabriel May 15, 18:05

    Ti Shqiperi me jep TENDER,
    por edhe me fut ne VARR,
    jeten ma kane mbushur plot gezim
    duke ma blere me dollar!

    I them kryeministrit
    se UKT po vjedh shqiptaret
    me kthehet i gjori hazerxhevap:
    doemos qe na duhen dollaret!

    Reply to this comment
  3. Sandri May 15, 18:21

    Ti Shqiperi me jep nder,
    kryeministri me ka bere gomar
    sa here i duhen votat tona
    na mburr se jemi shqiptar!

    Kalon fushata e shkrete
    askush nuk na e var
    ah i shkreti une
    qe linda shqiptar!

    Hajde te bashkeqeverisim
    na genjen Rama
    dhe une i shkreti e ha
    aq sa me ra flama!

    Keni liri fjale
    derdellit partia
    po kur s’te degjon njeri
    jemi bere si… dhia!

    Dhe lal Eri ngre kende lojrash
    atje ku s’ka kembe njeriu
    por tenderi u be me sukses
    mor i ziu mavriu!

    Bashkia e Tiranes
    ka 1 milion banore
    por lal Eri ish komunave
    u thote mbajeni me dore!

    U shkri per tironsit
    dikur ky shitesi i fiqve
    tani na jep ne dore
    vetem krraben e llastiqeve!

    Ndertoi sheshin Skenderbej
    harxhoi miliarda leke
    tani thote per ish komunat
    rrini pa breke!

    Ne pa breke kemi qene
    me kohe e me vakt
    por lal Erin e votuam
    qe te na jepte te hanim nje vakt!

    Ndertoi bulevardin e ri
    qe nuk ka asnje shtepi
    ndersa ne qe rrojme si geto
    nuk i dukemi si njeri!

    Mbeti i shkreti me lopate ne dore
    dy muaj neper kodra
    si fakir i gjore!

    Thone qe nuk ka dipllome
    e kuptoj edhe une
    por hajde mbushua mendjen
    militanteve te tij
    qe te hane mune!

    Reply to this comment
  4. Sandri May 15, 18:25

    Ti Shqiperi me jep nder,
    por kryeministri me ka bere gomar
    sa here i duhen votat tona
    na mburr se jemi shqiptar!

    Kalon fushata e shkrete
    askush nuk na e var
    ah i shkreti une
    qe linda shqiptar!

    Hajde te bashkeqeverisim
    na genjen Rama
    dhe une i shkreti e ha
    aq sa me ra flama!

    Keni liri fjale
    derdellit partia
    po kur s’te degjon njeri
    jemi bere si… dhia!

    Dhe lal Eri ngre kende lojrash
    atje ku s’ka kembe njeriu
    por tenderi u be me sukses
    mor i ziu mavriu!

    Bashkia e Tiranes
    ka 1 milion banore
    por lal Eri ish komunave
    u thote mbajeni me dore!

    U shkri per tironsit
    dikur ky shitesi i fiqve
    tani na jep ne dore
    vetem krraben e llastiqeve!

    Ndertoi sheshin Skenderbej
    harxhoi miliarda leke
    tani thote per ish komunat
    rrini pa breke!

    Ne pa breke kemi qene
    me kohe e me vakt
    por lal Erin e votuam
    qe te na jepte te hanim nje vakt!

    Ndertoi bulevardin e ri
    qe nuk ka asnje shtepi
    ndersa ne qe rrojme si geto
    nuk i dukemi si njeri!

    Mbeti i shkreti me lopate ne dore
    dy muaj neper kodra
    si fakir i gjore!

    Thone qe nuk ka dipllome
    e kuptoj edhe une
    por hajde mbushua mendjen
    militanteve te tij
    qe te hane mune!

    Reply to this comment
    • katarakti May 15, 19:14

      Une e shoh se per ke te qan zemre ty. Por harroje ate pune. Banda nuk vjen me ne pushtet. Shqiptaret gjithmone kane bere zgjedhjen me te mire, duke zgjedhur te keqen me te vogel. Me mire ky me lopate, apo ai me gerrhitje?! Persa i takon artikullit jam 100 per qind dakort me autorin.

      Reply to this comment
      • Sandri May 15, 20:58

        Mua me qen zemra per nje qeveri qe t’i trajtoje shqiptaret njelloj e jo te ndare ne kategori sic ben lal Eri!
        Ne se jemi te varfer atehere varferine ta ndajne njelloj per te gjithe!
        Ne se eshte qeveri e GJIZES,le t’u japin tre gjithe shqiptareve tre hane GFJIZE e jo disave te hane per dite mish QINGJI!
        Mos ta bejne si jevgu,qe sa merrte rrogen 3 dite kendonte e dehej,ndersa deri ne fund kerciste dajaku!
        Shqiptraret nuk duan qeverisje kriminale as si Berisha,as si Meta,as si Nano e as si Rama!
        Por edhge kryebashkiak me hovarda e me reklamaxhi se Erion Veliaj kurre mos ardhte!
        Prandaj ne se te ha meraku se per cilin do doja une te ishte ne qeverisje,po ta them hapur ,sic e tha edhe 62 % e shqiptareve ne sondazhin e OSBE-se:
        -SHQIPTARI I MADH ENVER HOXHA!

        Reply to this comment
  5. Kris 1 May 15, 21:02

    Sikur me kujtohen vargjet:
    O kullat e Shqiperise
    Dhe ju lider veshgjate
    Parlament plote me dosa
    Dhe me buaj te terbuar
    Do te kendoj bagetine
    Qe mbani dhe genjeni
    O vendthii bekuar
    Ku nder ka legeni

    Reply to this comment
  6. naimi i ber turk sot ,nga zhgenjimi me shqyptaret May 15, 21:55

    Oh ju politikan te mallkuar ,
    ju jahvanet veshgjat ,
    vodhet ,vrate,ate vend te bekuar ,
    gje mbi e nen toke s’i lat.

    lishte lezet ateher ,
    edhe pse ishim nen turqi ,
    joo si sot mbush plot peder,
    ca ne kish etj n’xhami.

    ah t’ngjallej ai Tmerri ,
    qe turkun e bente te dhiste n’brek ,
    njelloj kush ,Skenderi APO Enveri ,
    gzoni bij bushtrash; kerceni minj se luani ka vdek .

    eh c’tju thot me juve naimi ,
    keq e me keq u ben kto pun,
    me mir me qen erdoganin ,
    mes rrospive s’jetoj dot un .

    dhe ne vdeksha nji dit ,
    ne vatan mos me shpini ,
    se do ma shes rrospia varrin
    te greku ,serbi ,putini .

    oh ne vrer m’u mbyt shpirti,
    kur shikoj ashtu Vatane ,
    kaq Shum rropsi pac n’shqipri ?
    c’Djall e paten vall t’ane ! (babane)

    te ken qen vall shqipetar?
    jo per zotin s’dua ta besoj ,
    dikur pac jopak tradhetar ,
    por jo kaq kurva kesisoj !

    Reply to this comment
  7. Arben May 17, 09:08

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    PO MERR ATE QE MERITON.

    MOS TE KETE NJERI ILUZIONE PER KETE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*