TIA: Pandëshkueshmëria, një kërcënim serioz për shoqërinë shqiptare

Redaksia Online November 23, 2012 12:11

TIA: Pandëshkueshmëria, një kërcënim serioz për shoqërinë shqiptare

Transparency International Albania I ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë korrupsionin në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Në një deklaratë për shtyp. TIA thekson se heqja e imuniteteve duhet të përkthehet në luftë kundër pandëshkueshmërisë ndërsa kërkoi rritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve të lartë ndaj zbatimit të ligjit e hetimit të korrupsionit.

“23 Nëntori shënon ditën ndërkombëtare në luftën kundër pandëshkueshmërisë, një ditë në të cilën mijëra aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë e qytëtarë në mbarë botën protestojnë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi shkaqet dhe pasojat e kulturës së pandëshkueshmërisë. Në këtë kuadër, Transparency International Albania, organizata lider në luftën kundër korrupsionit, u bën apel qytetarëve të ngrenë zërin e tyre në kërkim të drejtësisë dhe mbrojtjes së lirisë së fjalës e mendimit të lire” thuhet në deklaratën e TIA-s.

Sipas Transparency International Albania thekson se pandëshkueshmëria përbën një kërcënim serioz për integritetin e shoqërisë sonë. “Në këtë kuadër, një apel i vecantë shkon për: liderët dhe institucionet qeverisëse të cilët duhen të ngrejnë themele të forta të kulturës së transparencës në jetën publike; lëvizjeve anti-korrupsion dhe shoqërisë civile të mbështesë dhe mbrojë aktivistët, gazetarët e denoncuesit e korrupsionit të cilët ngrejnë zërin duke riskuar në shumë raste edhe jetën e tyre” thuhet më tej në deklaratë.

Transparency International Albania deklaron se do të monitorojmë çdo rast korruptiv dhe zyrtar që vepron nën petkun e pandëshkueshmërisë, duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe lirinë e shprehjes për denoncuesit e korrupsionit në vend.

Redaksia Online November 23, 2012 12:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim