Tifozët e Spanjës kërkojnë largimin e Del Boskes

June 21, 2014 09:10

Tifozët e Spanjës kërkojnë largimin e Del Boskes

Pavarësisht vendimit të federatës spanjolle për t’i besuar sërish trajnerit Visente del Boske, tifozët e Spanjës janë të bindur se zgjidhja më e mirë për kampionët e shkurorëzuar në Brazil është ndryshimi i stafit drejtues. Sipas tifozëve spanjollë, Del Boske është i nderuar dhe i respektuar për gjithçka ka bërë në këto vite të drejtimit të “Furisë së kuqe”, por eliminimi që në fazën në grupe në kampionatin botëror në Brazil ka qenë një sinjal i qartë për të dhe për federatën se në kombëtare ka ardhur koha për një ndryshim. Ka qenë ky rezultati i një sondazhi online të hedhur nga gazeta spanjolle “Marca” e ku kanë marrë pjesë rreth 150 mijë votues. Duhet thënë se kërkesa për ndryshim ka qenë në masë. Pjesa dërmuese e tifozëve spanjollë që kanë dhënë mendimin e tyre online janë shprehur se në kombëtare ka nevojë për “gjak të ri” dhe se Del Boske nuk duhet të drejtojë ekipin në fushatën eliminatore për kampionatin evropian të vitit 2016. Sipas sondazhit, 64.6% e votuesve janë shprehur se ata duan largimin Del Boskes, duke e bërë atë përgjegjës për eliminimin e Spanjës nga kampionati botëror në Brazil. Ndërkohë që vetëm 32.3% e spanjollëve besojnë se eliminimi i kombëtares së tyre ka ardhur për arsye të tjera, kryesisht problemeve fizike.

Ndryshimet e tjera – Tifozët spanjollë kanë dhënë opinionin e tyre edhe për të tjerë lojtarë veteranë të kombëtares nëse duhet të vijojnë apo jo aventurën me “Furinë e kuqe” pas përfundimit të kampionatit botëror. Kështu 94.2% e spanjollëve janë të mendimit se Ksavi duket të tërhiqet nga kombëtarja, 91.1% mendojnë se dhe David Vija duhet të heqë dorë, ndërsa 89.8% mendojnë se dhe Fernando Torres e ka mbyllur ciklin me Spanjën.

June 21, 2014 09:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*