Tifozët përleshen me policinë, shkak bëhet ylli i Barcelonës

January 14, 2018 19:59

Tifozët përleshen me policinë, shkak bëhet ylli i Barcelonës

Pas shumë vitesh, Arda Turan vendosi të rikthehet në Turqi, për të vijuar karrierën e tij si futbollist. Fantazisti turk la Barcelonën për t’iu bashkuar skuadrës së Istambul Basaksehir, që kryeson momentalisht kampionatin turk.

Në aeroportin e qytetit kanë dalë disa qindra fansa të entuziazmuar të Basaksehirit, për të pritur yllin e tyre të ri.

Gjithsesi nuk kanë munguar as incidentet mes tifozërisë dhe policisë, që kishte marrë masa shumë të rrepta sigurie.

“Ne nuk jemi terroristë, por thjesht tifozë’, thërrisnin fansat e Basaksehirit, ndërkohë që prisnin mbërritjen e Arda Turan.

Edhe mesfushori i zhgënjeu disi fansat, pasi sapo i përshëndeti, vendosi të largohet menjëherë nga aeroporti.

January 14, 2018 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*