Tifozëtjanë shtresa më e ulët

October 25, 2014 13:10

Tifozëtjanë shtresa më e ulët

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë për Abc News, tri ditë më parë, tha se i është dhënë peshë të madhe incidenteve të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Serbi – Shqipëri. Sipas tij, kjo nuk është e paqëllimtë, pasi kjo ndeshje dhe retorikat nacionaliste, por përdoren për të mbuluar problemet në vend. “Nacionalizmat i kanë trullosur njerëzit. Ne nuk duhet të nisemi dhe të mbështesim tifozët. Duhet të dini që tifozët e futbollit janë shtresa më injorante e shoqërisë. Ata vetëm atë drejtim shohim. Nuk kanë punë tjetër”. Kjo ka irrituar deri diku tifozët e futbollit që shpesh e mbajnë veten edhe për intelektualë. Sipas Lubonjës mjafton të ndezësh një pasion futbollistiko- nacionalist dhe i ke mbuluar tërë problemet, tërë çarjet e përçarjet; mund të të përgjojnë, mund të të vjedhin, mund të të shkatërrojnë qytetin, të të lënë pa punë, por kjo s’ka rëndësi sa kohë që kokën e ke të mbushur me urrejtje për armikun. Duhet ta rikujtojmë vazhdimisht thënien “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave”. Megjithatë Lubonja nuk ka frikë as nga tifozët, ai e thotë hapur mendimin e tij.

October 25, 2014 13:10
Komento

4 Komente

  1. Al October 25, 13:28

    Mos ia vini re se ky ka rojitur i shkreti .

    Reply to this comment
  2. iri October 25, 13:37

    Prape ti z. Lubonja fillove te prashitesh kuturu ..!Cdo te thote kjo shtresa me e ulet sipas kujt teorie ti I ndan “shtresat” , c’nenkupton ti me fjalen shtresa , ke ndonje studim apo indikacion tjeter ne kete percaktim, nga ti nisesh,,?.Mos gje te dogjen ata hunjte qe te futen tek vendi tifozeria e futbollit e tani ti fillove te flasesh percart,,.? Tani bindem se e paske merituar ate burgun e kohes kaluar paska patur shume te drejte Enveri e mire ta beri .Po si more iditur , pa dituri I fut ne nje shtrese te ulet ata qe kerkojne drejtesi jo vetem sportive por tani flasimper te drejta nacionale te perdhosura , per ofendim e poshterim publik nderkombetar jo me nga shkjat por nga gjykata Europiane e futbollit sepse sportin na ikthyen ne politike te mire fillte.Tifoze e sportedashes atdhetare e patriote nacionaliste te pa pune e punonjes nepunes s zyrtare te gjithe kategorive ,biznesmene e politikane juriste e studente , femije e pleq pra e gjithe shoqeria progresive , aktive qe perben me shume se 3/4e popullsise qenkan shtresa e ulet . Kurse e larta, e mira shtrese ku ben pjese ti ndonje gazetar tjeter si ti , mbesa e saliut, ca spiune e njeres te dyshimte,.!!!!Te maresh nje guxim te tille te tallesh me popullin tend me simbolet e tij me e pakta qe mund te thuhet per ty eshte se ose ke rrjedhur fare ose ke deficence mendore.Ne cdo popull gjenden njerez ekstremiste edhe ne futboll, por fatmiresisht tek ne jane fare pak, qe nuk e prishin imazhin e pergjithshem te nje populli qe do progres ne tere fushat ,edhe ne sport nuk ka perjashtim Ne se ti ke pune me kete kategori shprehu mire fole drejt e mos mer guxim te fyesh njerezit sepse koston e saj nuk do ta kontrollosh dot…!

    Reply to this comment
  3. Edmond October 26, 14:00

    Je bere per te ardhur keq,filozofia juaj eshte aq vulgare sa dhe fytyra juaj…vuajtjet tuaja duhet te te kishin bere me te kujdesshem nuk quhet nje pjese e shoqerise idiote dhe horra

    Reply to this comment
  4. Ben Dibrani October 26, 17:43

    Analisti Fatos ose sic njihet tashme miqesisht Tos Anali, ka zgjedhur te shohe te keqen gjithmone nga Shqiptaret dhe kurre ndonje here te fqinjet. Une mendoj se kjo ndodh sepse ky i shef Shqiptaret si muslimane ndersa fqinjet si ortodokse. Keshtu ndodh ne nje vend qe nje sahanlepires ta quaje veten “te pavarur”. Ky do nje shpulle tulles kokes si Strazimirit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*