Tifozi shqiptar që tërhoqi vëmendjen e UEFA-s në Lion

June 23, 2016 09:56

Tifozi shqiptar që tërhoqi vëmendjen e UEFA-s në Lion

Borin Shehu është tifozi shqiptar që rrëmbeu skenën në Lion. Veshja e tij dhe pasioni i treguar bëri që ai të dilte disa herë në monitorin gjigant të stadiumit të Lionit, ku Shqipëria bëri histori me fitoren e parë në një kompeticion europian ndaj Rumanisë, 1-0.

Gjithashtu Borin Shehu është vlerësuar me çmim nga UEFA si fansi më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë.

Ai ka vendosur që të mbështesë ekipin e zemrës në një mënyrë mjaft të çuditshme. Djali nga Shqipëria, që studion në Francë, kishte bërë krahët gjigant të shqiponjës dhe më pas i kishte vendosur në shpinë.

Borin Shehu nuk mjaftohej me kaq, por kishte lyer edhe fytyrën dhe mbante veshur rrobat tradicionale. Kjo mënyrë mbështetjeje e Kombëtares, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s.

Borini ka bërë një status në Facebook ku shpreh krenarinë e të qenit shqiptar. “Jam shqipe, shqiponja dykrerëshe. Dragoi i Dragobisë, dragoi i lindjes. Krahët mbulojnë trojet shqiptare. Nga sqepi shkabë del zjarr llavë, e djeg armikun nga qiell i lartë. Se jam shqiptar, i kuq si flaka”, shkruan i riu nga Tirana.

Në këtë bisedë ai rrëfen idenë e realizimit të krahëve të shqiponjës, që vendosi në shpinë vetëm për të mbështetur Kombëtaren tonë të futbollit. Kjo ndodhi zë fill pas realizimit të një filmi (zhanër fantazi). Dëshira e Borinit nisi fillimisht vetëm për të nxjerrë në pah pak histori nga flamuri ynë i veçantë, të cilin e mbante veshur bashkë me veshje tradicionale shqiptare. Shqiponja dykrenore, e cila nuk do të kishte vëmendje askund më të madhe, sesa në këtë ndeshje të Kombëtares sonë në Kampionatin Evropian në Francë mori jetë nëpërmjet dizajnimit dhe bashkimit të kartonëve. Lidhja e Borinit, të riut që ndan jetën midis Francës-Luksemburgut dhe Shqipërisë, me futbollin është vetëm si tifoz. Megjithatë, teksa tregon për emocionet që shkaktoi goli i Armando Sadikut, shton se Lorik Cana mbetet legjenda më e rëndësishme për të. Nga ndeshja Shqipëri-Rumani, për Borinin atmosfera e krijuar nga tifozët do të mbetet e paharrueshme. Tifozët shqiptarë, si rrallëherë, treguan një Shqipëri ndryshe në sytë e të huajve.

borinPo kush është Borin Shehu? “Aktualisht studioj në Francë dhe në Luksemburg. Po diplomohen për “Teori e Analizë Filmi” dhe “Produksione Audiovizuale”. E ndaj kohën ndërmjet këtyre dy vendeve dhe Shqipërisë. Punoj kryesisht në produksionin e filmave në Luksemburg. Dëshira për t’u marrë me filmin lindi pas një viti studimesh mbi fizikën. Kërkoja diçka që ndërlidhte teknologjitë e reja me artin, prandaj mendoj se kinematografia është kombinim shumë i mirë për këtë. Përpiqem të jem aktiv në aktivitetet që promovojnë kulturën dhe vlerat shqiptare”.

Ideja e realizimit të një veshje të tillë dhe mbajtja e saj në stadium e ka një ngacmim për Borinin. “Gjatë zhvillimit të historisë së një filmi (zhanër fantazi) ëndërroja të kisha, si element dhe shqiponjën dykrerëshe. Por, duke menduar se ne kemi një flamur shumë të bukur dhe domethënës mbi historinë tonë, e pashë me vend që shqiponja të ishte në një ndeshje të Kombëtares sonë të futbollit.

Qysh nga fillimi i ndeshjes gjendja ishte shumë prekëse, sepse të shohësh një stadium olimpik të mbushur në të kuq të ngjallë shumë emocione. Por, edhe loja e të dy ekipeve, Shqipërisë dhe Rumanisë, ishte shumë e bukur. Tensioni dhe ankthi ndihej në të dyja anët e fushës. Megjithatë, pjesa më e paharrueshme ishte atmosfera e krijuar nga tifozët, sepse të gjithë ishin të mrekullueshëm. Shihja, së bashku, shumë grupe tifozësh shqiptarë dhe rumunë. Madje shumë prej tyre kërkuan të bënim bashkë dhe fotografi, shqiptarë e rumunë. Mendoj se tifozët shqiptarë treguan një Shqipëri të nderuar dhe të denjë”.

Djaloshi nga Tirana, është një tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare të futbollit dhe djemve që luajnë në të.

“Lidhja ime me futbollin përfundon me tifozllikun. E vështirë të zgjedh, sidomos pas kësaj ndeshjeje. Patjetër që, Armando Sadiku na emocionoi të gjithëve. Por, Cana mbetet legjendë dhe i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Francë dhe Itali. Ekipi që kemi është fantastik dhe mendoj se të gjithë po japin më të mirën nën drejtimin e Gianni de Biazi-t, i cili i ka fituar zemrat e shqiptarëve”.

Edhe pse jeton jashtë patriotizmi i tij nuk përfundon këtu, në këtë periudhë ai është duke realizuar një film dokumentar për Shqipërinë.

13432254_828084983991404_4923995226726249241_nJam në proces pune. Vjet kam xhiruar gjatë një muaj në Shqipëri. Patëm shumë surpriza të mira dhe të këqija, por jemi shumë të kënaqur me atë që realizuam. Tani bashkë me bashkëpunëtorët jemi në fazë post-produksioni. Po punojmë me montazhin dhe gjetjen e imazheve të arshivave, që na nevojiten dhe kjo mbetet pjesa më delikate. Dokumentari trajton kalimin nga regjimi komunist në demokraci. Intervistuam dhe udhëtuam me njerëz të botës së artit, politikës si dhe me njerëz të rastësishëm nëpër qytete të ndryshme të vendit. Një pjesë e rëndësishme e filmit do jenë dhe imazhet e arshivave, për të krijuar një montazh paralel të Shqipërisë sot dhe Shqipërisë që prezantonte regjimi i vjetër”.

Në sytë e tij Shqipëria, nuk është më si më parë. “Shqipëria ka ndryshuar. Kjo gjë është normale për një vend me potencial zhvillimi si i joni, i cili kërkon të jetë më afër Evropës. Mendoj se akoma më e rëndësishme është çfarë nuk ka ndryshuar, për mirë a për keq. Ne po përparojmë, por gëzohem që vazhdojmë të ruajmë disa vlera pozitive të rëndësishme për identitetin tonë kulturor”.

June 23, 2016 09:56
Komento

4 Komente

  1. tirona June 23, 16:02

    Paska lon nom ky,e ka bo flamurin shqiptare me tre koala….

    Reply to this comment
  2. tirona June 23, 16:03

    Paska lon nom ky,e ka bo flamurin shqiptare me tre koka….

    Reply to this comment
  3. enter"" June 23, 19:19

    Duket si nje personazh I dale nga ndonje film horror

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*