Tigrat po zhduken

July 31, 2018 12:35

Tigrat po zhduken

 

Alarm për zhdukjen e tigrave.

Aktualisht në botë kanë mbetur vetëm 3890 ekzemplarë, ndërkohë që në fillim të shekullit të kaluar numëroheshin 100 mijë.

Vendet në të cilat felini i madh rritet janë 13, ndër të cilët India, Rusia, Nepal, Bhutan, Bangladesh, Kina, Indonezia, Tailanda etj dhe janë zotuar që brenda vitit 2022 të dyfishojnë popullsinë e kafshës së egër.

Aktualisht vendi ku gjendet numri më i lartë i tyre është India me nënllojin Bengala.

Nga censusi i fundit i kryer në Indi, ekzistojnë 2226 ekzemplarë të tigrit të racës Bengala.

Ndërsa numërohen rreth 450 tigra siberianë në Rusi.

Shkaqet kryesore të zhdukjes së kafshës lidhet me veprimtarinë e njeriut.

Gjuetia, konflikti njeri-tigër dhe konsumi i habitatit natyror të tij po e çojnë drejt zhdukjes dhe ekspertët thonë se duhen marrë masat e duhura për ndalimin e këtij fenomeni.

July 31, 2018 12:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*