Tirana, 5 milionë euro nga parkimet. Shtohen sheshe dhe rrugë të reja, të ardhurat në rritje

January 12, 2020 18:24

Tirana, 5 milionë euro nga parkimet. Shtohen sheshe dhe rrugë të reja, të ardhurat në rritje

Bashkia e Tiranës parashikon të mbledhë rreth 5 milionë euro nga parkimet në kryeqytet përgjatë këtij viti, një rritje e ndjeshme krahasuar me 2019-ën, ku janë mbledhur 3.8 milionë euro.

Në buxhetin e vitit 2020, ky institucion argumenton se rritja në të ardhurave nga tarifa e parkimit do të vijë për shkak të shtimit të dy shesheve të reja si Sheshi Italia dhe Parkimi Publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit, si dhe rrugë të tjera që pritet të shtohen në sistemin e tarifimit zona C.

Krahasuar me vitet e kaluara, arkëtimi i tarifës së parkimit për vitin 2018 ka një rritje të ndjeshme kryesisht nga pagesat e parkimit (të ardhurat) me SMS, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim.

Në vitin 2019 arkëtimet janë në të njëjtin nivel si viti 2018.

Prej disa vitesh, shërbimi i parkimit në kryeqytet është bërë me pagesë, fillimisht në rrugët kryesore dhe më tej është shtrirë në rrugët dytësore, me çmim më të reduktuar, duke bërë që të ardhurat nga ky zë të kenë një kontribut të rëndësishëm në buxhetin e Bashkisë së Tiranës, para të cilat shkojnë në funksion të gjelbërimit të kryeqytetit.

 

n.s. / dita

 

January 12, 2020 18:24
Komento

6 Komente

  1. Arben January 12, 22:58

    Leket lalidhjerit

    Reply to this comment
    • Saliu January 13, 13:48

      E ku i ka parqet dhe sheshet ky Erjon mashtruesi! Ky felliqesire genjeshtar e ka bere Tiranen hale, ku trafiku eshte mbytes dhe trotuaret te zena. Transporti publik eshte mizerabel dhe cilesia e jetes eshte pertoke. Mos ia botoni propaganden ketij maskarai!

      Reply to this comment
  2. nigo January 13, 11:05

    Sa mire. Me ne fund bashkia do te mbledhe me shume te ardhura nga makinat. Po si eshte e mundur qe ne zonat midis pallateve apo ne rruget rrethuese te tyre ka tabela per parking privat dhe me pagese. Shohim perdite psh ne zonen time ke fusha e zeze tek 21`-shi cdo ore ne rruge te mbullura ku kemi paguar leket per ndertimin e tyre me mjedise , lu kemi blere edhe shtepite cdo ore vjen nje polici e iken tjetra, me paaprgjegjsine me te madhe, me bllok gjobe ne dore, duke u mare vetem me makinat. I kane syte e mbyllur per hapsirat publike. Shko ne rrugen e Kavajes, nuk ke ku te kalosh. Ne mes te rruges korsia e bicikletave dhe anash te gjitha trotuaret e zena nga privatet me stola karrige dhe ne shume raste zejne edhe rrugen me bidona per parkim. Hapsirat midis pallateve jane te mbaruara nga vazot e luleve te duqaneve apo te klubeve, qe pervec ndertimeve shtese pa leje zene edhe ate pak hapsire qe ka mbetur. Se fundi, ka edhe shume arsye te tjera qe sa vjen e po behet i pajetueshem Tirana jone.

    Reply to this comment
  3. Lili January 14, 04:47

    Edhe 5 million ma pak ne xhepat e njerezeve per konsum! Kjo per ekonomistat enverian qe nuk kuptoj pse po bje konsumi e po falimenton ekonomia!

    Reply to this comment
  4. Adih January 15, 00:20

    Lili @…
    Dy mut burra ka shqiperia .

    1 .. Sali Berisha nga komunisti me karjerist e me brutal ,per cudi u ngjiz ne sekonde ne ” DEMOKRAT ”

    2…Lali DHJERI eshe ky nga prijesi i levizjes MJAFT ,u ngjiz ne sekonde ne ” PS ”

    Prandaj mos pretendo moj zonja Lili.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*