Tirana, Daja: Ka ardhur momenti që derbi të vishet bardheblu

September 24, 2016 17:41

Tirana, Daja: Ka ardhur momenti që derbi të vishet bardheblu

Ilir Daja beson se kjo është hera e duhur që Tirana e tij të rikthehet te fitorja në derbi. Trajneri i skuadrës bardheblu që nuk e ka shijuar ende suksesin ndaj rivalëve të të njëjtit qytet nuk e ka përjetua me presion javën përpara ndeshjes së Elbasanit, duke theksuar se është e rëndësishme që edhe lojtarët ta shijojnë si një ndeshje normale, edhe pse e tillë nuk është.

“Lojtarët kanë punuar dhe duhet ta interpretojnë këtë si ndeshjen e radhës edhe pse ndaj Partizanit mbetet një sfidë e veçantë. Do të kërkojmë të kënaqim tifozët tanë”.

Gëzim Krasniqi nuk i kurseu thumbat në drejtim të bardhebluve vetëm dy ditë më parë dhe Daja zgjedh mënyrën e tij për t’ia kthyer me të njëjtën resto mbrojtësit të Partizanit që në të shkuarën e ka stërvitur në fushën e blertë.

“Krasniqi duhet ta dijë shumë mirë që Partizani nuk fiton një titull që prej 20 vjetësh por nuk besoj se m’u adresua mua me deklaratën e tij”.

Për trajnerin e Tiranës, është shumë e rëndësishme që arbitri i ndeshjes ta menaxhojë sa më mirë këtë sfidë. Ai lë të kuptohet gjithashtu se një pjesë të fajit për mungesën e suksesve të bardhebluve në 9 sfidat e fundit e kanë edhe xhaketat e zeza.

“Arbitrat duhet të dinë ta menaxhojnë një ndeshje të tillë sepse në takimet e fundit kemi parë që skuadra jonë është ndëshkuar me karton të kuq ndërsa nuk ka ndodhur e njëjta gjë për kundërshtarët”.

A do të hedhë në fushë një formacion në bazë të karakteristikave të kundërshtarit apo ka ndërtuar skuadrën sipas karakteristikave që dëshiron? Daja e pranon se të dyja variantet do të jenë të miksuara në 11-shin titullar.

September 24, 2016 17:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*