Tirana do të mirëpresë ambasadorët gjermanë

March 17, 2015 19:31

Tirana do të mirëpresë ambasadorët gjermanë

Ambasadoret dhe ambasadorët gjermanë në Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroaci, nën drejtimin e Drejtorit për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Federale, Dr. Ernst Reichel, janë mbledhur për Konferencën e Ambasadorëve, e cila po zhvillohet në Tiranë në datat 15 – 17 mars.

Sipas njoftimit për shtyp nga ambasada gjermane, mikpritësi i kesaj konference është  Ambasadori Gjerman në Shqipëri,  Hellmut Hoffmann. Në qendër të konsultimeve janë zhvillimet aktuale në rajon, veçanërisht ato në lidhje me procesin e zgjerimit të EU-së.

Një çështje tjetër e rëndësishme do të jetë i ashtuquajturi „Procesi i Berlinit“, i cili mori impulset e para në gusht të vitit 2014 në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe do të zhvillohet më tej në koferencën e parë të rradhës në Vjenë, më 27.09.2015.

Janë parashikuar gjithashtu të zhvillohen biseda me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Në konferencë marrin pjesë ambasadoret dhe ambasadorët gjermanë në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Tiranë dhe Zabreb.

March 17, 2015 19:31
Komento

1 Koment

  1. plaku marre! March 18, 07:15

    mjere ti o Shqiperi !te kane gjunjezuar deri pertoke !mjere ti per keta varfane pseudopolitikane ,presim nga njeri presim nga tjetri ,vete se kemi as fuqine dhe as zgjuarsine te vendosim ,per hallet e shtepise tone, presim te huajt te vendosin ,por te huajt gjithmone kane vendosur per interesat e tyre dhe te fqinjeve tane ,ata asnjehere nuk ishin ne krahun tend !ah Enver ku je te coheshe edhe njehere nga varri tju tregoje vendin te gjitheve si pseudotromokrtatkasapeve te popullit ,ashtu edhe servileve te tyre qe jane ne kembe tani !tju tregoje vendin te gjithe atyre qe i kane vene zjarrin globit dhe asnje si ndalon ,ti dije si e beje kete edhe pse ishe ne nje shtet te vogel aq te vogel!por guximi qe tregove ne tere vitet ishte i madh me i madh se sa e fantazon mendja e njeriut !ah Enver te ngriheshe edhe njehere ti zieje ne nje kazan te gjithe tradhetaret e Nenes Shqiperi !dhe ti zgjidhje hallet e vendit dhe te popullit ashtu si vetem ti dije ta beje aq sa ishe i gjalle ne karriken tende !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*