Tirana feston 73-vjetorin e çlirimit, Veliaj: Të frymëzohemi nga historia

November 17, 2017 13:04

Tirana feston 73-vjetorin e çlirimit, Veliaj: Të frymëzohemi nga historia

Me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministra, deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit.

Në shenjë mirënjohje dhe nderimi, për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës, si dhe për ata qindra të tjerë që u bënë pjesë e luftës antifashiste, në monumentin e “Ushtarit të Panjohur” u vendosën kurora me lule.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për sakricat dhe veprën që të rinjtë dhe të rejat bënë  për çlirimin e kryeqytetit, dhe njëkohësisht familjet tiranase që hapën dyert e mikpritjes. “Ky është një qytet që nuk është këtu nga rastësia, është këtu falë kontributit të atyre që e themeluan, falë kontributit të atyre që punuan për këtë qytet, por sot në këtë përvjetor është edhe falë atyre që dhanë jetën për këtë qytet. Ata që dhanë jetën për këtë qytet nuk ishin vetëm rezidentë të Tiranës, ishin djem dhe vajza nga të gjitha trojet shqiptare që e konsideruan çlirimin e Tiranës një nga pikat e kthesës në Luftën e Dytë Botërore, në të gjithë historinë se si ajo u zhvillua në Shqipëri. Ndaj dhe dua të falënderoj me respekt të gjitha familjet e dëshmorëve, të gjitha familjet e veteranëve, të gjithë familjet e atyre që kontribuan për luftën, e atyre familjeve nga Tirana që hapën shtëpitë e tyre, po të gjithë atyre familjeve që sakrifikuan, pavarësisht se nuk ishin nga Tirana për çlirimin e qytetit tonë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se në këto kohë, çdo qytetar do të duhet të japë kontributin e tij, duke punuar për qytetin, për rrugën, për komunitetin e tij për një të ardhme më të mirë. “Sot nuk kërkohet nga askush të japë jetën për vendin, në momentin që ne jetojmë në një kohë paqe, por sot kërkohet nga secili që të japi një kontribut për vendin. Shqipëria ende si në kohë të luftës, ne jemi prapë të ndarë në dy kategori, një kategori që jep mend për kohën, si bëhen gjërat dhe një kategori që atëherë merrte armën për të luftuar dhe sot në fakt merr angazhim për të punuar. Unë i ftoj të gjithë le të jemi tek kjo kategoria e dytë  dhe në dallim nga ata që u kërkohej të jepnin jetën, sot na kërkohet të japim një kontribut, secili për qytetin e vet, për rrugën e vet, për mëhallën e vet, për komunitetin e vet”, theksoi ai.

Nisur nga shembulli pozitiv që 73 vjet më parë dhanë të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti, Veliaj theksoi se vendi ka ende nevojë këta heronj të panjohur që sakrifikojnë që brezi i ri i shqiptarëve të jetë më i ditur dhe më i aftë. “Sot jemi përballë një monumenti që quhet monumenti i “Partizanit të panjohur” dhe arsyeja pse nuk ka një emër të përveçëm është sepse i dedikohet kujtdo, anonimi, jo njerëz të famshëm, por bij dhe bija të thjeshtë të vendit tonë që morën përsipër një kauzë të jashtëzakonshme si ajo e çlirimit të vendit. Ne sot ende kemi nevojë për këta heronj të panjohur. Ne kemi nevojë për mësuesit e panjohur që pavarësisht se nuk janë të famshëm sakrifikojnë që brezi i ri i shqiptarëve të jetë më i ditur, të jetë më i mençur, të jetë më i aftë. Ne kemi sot nevojë për mjekun e panjohur që sakrifikon çdo ditë për të shëruar jetë njerëzish. Ne kemi nevojë për këtë njerëz që japim më të mirën për Shqipërinë dhe për vendin tonë. Respekt të madh gjithë heronjve të heshtur që në çdo cep të Shqipërisë, por dhe në çdo cep të Tiranës duke filluar nga administrata më e lartë deri te pastruesi më i fundit e shikon sjelljen patriotike ndaj vendit si një shërbim ndaj qytetit dhe kombit të vet”, nënvizoi Veliaj

Kreu i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që në këtë ditë të shënuar të nderojnë dhe të përkujtojnë veprën e të parëve. “Dua të ftoj të gjithë ata që janë të brezit tim dhe që ndoshta kanë lindur edhe pas viteve ’90, bëni një telefonatë, shkoni për një vizitë në një familje dëshmori dhe të kuptojmë që në fakt e vetmja gjë që ne mund të bëjmë sot është që të frymëzohemi nga historia e të parëve tanë për të pranuar që nuk kemi ardhur nga hiçi, por jemi trashëgimtarë të atyre që dhanë jetën për vendin dhe po bëjmë maksimumin sot që vendi të shkojë më lart”, theksoi Veliaj.

Zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, vlerësoi veprën heroike të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e kryeqytetit dhe kërkoi prej të gjithëve që të punojnë për një Shqipëri Europiane. “Me këtë rast ne kujtojmë të gjithë ata partizanë dhe partizane që luftuan me vepra për çliruar vendin. Detyra jonë është të punojmë për një Shqipëri më të mirë dhe një Shqipëri Europiane”, u shpreh Koçi.

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari,  shprehu mirënjohjen për sakrificat e të rinjve dhe të rejave dhe të gjithë popullit të Tiranës në luftën ndaj pushtuesit, ndërsa apeloi për më shumë bashkëpunim dhe harmoni. “Përulem me nderim para gjakut dhe sakrificës më sublime që bënë bijtë e këtij vendi për të çliruar vendin dhe Tiranën. Në këtë ditë të veçantë ne kujtojmë se gjaku i tyre nuk shkon kot. Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, një vend që aspiron anëtarësim në BE. Në këtë ditëm apelojmë për bashkim, harmoni dhe bujari”, tha Suzana Jahollari.

Në këtë ditë të shënuar për kryeqytetin, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të përkujtuar këtë ngjarje historike.

November 17, 2017 13:04
Komento

3 Komente

  1. Shqiptar Vendi November 17, 14:01

    Ne Vore duhej te kishte mbaruar pune kjo Qeveri qe cliroi Tiranen.Atje duhej te ishte kufiri.Nga aty e siper ne kosovete behej shtet tjeter ta quanin gegnia apo malokeria ose qysh te doshin vete ata.Edhe do kishim qen te gjithe rehat edhe pa shqetesime,Sdo kishte aq harxhime shteti i sapoformuar Shqiptar duke ndjekur diversant e lloj lloj terrorristi antishqiptar neper shpella.E sdo kishte aq shpenzime duke u pastruar morrat shpellareve edhe duke u mesuar shqip.E sdo kishim sali berish muta ,haxhira ,hajdara, kodoshera e mark markash me shoke ,as zef piccione.Ne me komunizmin tone e ata me bythlepirjen karakteristike tek padronet e huaj.E duke masakruar njeri tjetrin ejetuar ne kapitalizmin shpellar.

    Reply to this comment
  2. Arben November 17, 21:08

    NE NENTOR 1944, U EKZEKUTUA NE MENYRE

    MAFIOZE NE TIRANE E GJITHE ELITA

    INTELEKTUALE SHQIPETARE, TE GJITHE TE

    STUDIUAR NE UNIVERSITETET ME NE ZE

    TE KOHES.

    SE CFARE KA KETU PER TE FESTUAR

    E PER TE KUJTUAR KETA KRIMINELE, UNE

    NUK E KUPTOJ.

    Reply to this comment
  3. Liri November 17, 21:27

    Shyqyr e kemi nje njeri per se mbari qe te na jape shprese qe ky vend do behet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*