Tirana feston sot “Ditën e Verës”, mbi 50 aktivitete (axhenda)

March 17, 2019 10:00

Tirana feston sot “Ditën e Verës”, mbi 50 aktivitete (axhenda)

Nga lojërat te muzika, . Ja lista e plotë e 50 aktiviteteve

Sot nuk ke asnjë arsye që të largohesh jashtë Tiranës. Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive me rastin e Ditës së Verës. Ndaj lëre makinën në shtëpi, merr fëmijët dhe shoqërinë dhe eja, i gjithë segmenti nga Sheshi “Skëderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ish-Blloku dhe Kodrat e Liqenit Artificial ofrojnë sot aktivitete, lojëra dhe muzikë, ku mund të gjejë veten kushdo. Një atmosferë festive e cila ka nisur të ndjehet që në orët e para të ditës së sotme, ku ritmi dhe gjallëria e fëmijëve ndjehet ngado.

Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.

Kështu, në sheshin “Skënderbej” festimet do të nisin në orën 09:00 me Panairin e Gjelbërt, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh.

Gjithashtu në zona të ndryshme të sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës.

Për fëmijët do të organizohen lojëra të ndryshme popullore, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të funksionojë edhe si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës.

Për të gjithë të apasionuarit e motorrave në mesditë do të do të ketë një shoë-n në sheshin “Nënë Tereza”, duke pasuar më pas në orën 14:00 me një koncert me këngëtarët më në zë.

Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

Ja kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës

SHESHI SKENDERBEJ

-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER

-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike

– Shkolla të ndryshme të Tiranës

– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes

– Tirana Art Fest

– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet

– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND

-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES

-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT

-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE

  • Kids Atletik
  • Vendosja e Koshave të Basketbollit
  • 7 fusha mini tenisi
  • Dy rrjeta portative Volejbolli
  • Tavolina Ping Pongu etj

-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit

SHESHI NENE TEREZA

– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste te muzikes moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Perpara  sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

ZONA E ISH-BLLOKUTO

ORA 12:00-00:00 Street Party. Ne rrugen “Pjeter Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe nderkombetar. Ne rrugen “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.

LIQENI ARTIFICIAL

  • Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja
  • Shoë Hair nga Elgon
  • Sirea Film Academy – Aktivitete rinore
  • Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taëkondo, animatore)
  • Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimit
  • Notarët – Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale
  • Kendi i Kryqit te Kuq
  • Padilioni kinez – Kitarat në Park
  • Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve
  • Panairi i artizanëve
  • Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë
  • Kampionati i kanoeve
  • Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi
  • Fari – Balonat e festës

l.h/ dita

March 17, 2019 10:00
Komento

5 Komente

  1. Dash March 17, 10:07

    Me ne fund …pak jete

    Reply to this comment
  2. Jimi March 17, 12:30

    Pas largimit te hordhive te qoftlargut, jeta buzeqesh!

    Reply to this comment
  3. Moderatori March 17, 13:48

    Dash dhe Jimi, du komente te derguara nga e njejta IP Adrese. Duhet te jeni langaraqet e Lali Erit qe nuk u jep rrogen nqs nuk hani mut neper forume gazetash.

    Reply to this comment
  4. nora March 17, 16:04

    O MODERATOR leshi , Lal Eri ka me mijra qe e duan dhe e vleresojne, dhe ti qe ke fytyren dhe horllikun e atyre kafsheve qe prishen dje, kur protestuan, nuk do te te plotesohet kurre endrra qe ke te fitosh prape pa djerse sic fitove kur dje ne pushtet ata qe do ti.Ata vetem shkaterrojne dhe Lali Eri vetem zbukuron. Hajt tung.

    Reply to this comment
  5. alphade March 17, 23:32

    Barbaret : me preardhje mongoloide: hunet, gotet,ostro-
    gotet me “Atilen e Vicidolit” ne krye po te mos e kishin
    paralajmeruar te huajt: SHBA dhe BE do t’i kishin vene
    zjarrin jo Tiranes por gjithe Shqiperise.Kjo do te ishte
    endrra e tyre por a do t’ja arrinin qellimit ,,kurresesi JO
    sepse nese do te guxonin ta benin kete atehere do te
    ishte fundi i tyre. 97-ta nuk do te perseritesh me qe ky
    qenbirqeni shpellar t’ja hedhe paq fale nje telefonate qe
    e mori nje spudhjak socialist qe e “urdheruan” nga Ame-
    rika qe te “mos preknin Berishen” ?! Se kush ishte ky qe
    kish marre nga Amerika, oportunisti “nummber one” nuk
    e ka thene kurre por me siguri do te ishin miqt elezbibe-
    riane, me banim ne Beograd. Atehere ja hodhi por histo-
    ria nuk perseritet kurre ne nje vale prandaj nje destabilitet
    i dyte i ngjajshem me ate te 97-tes do t’i qeronte paq he-
    sapet me Monstren e Vicidolit dhe klanin e tij.
    Sali Berisha ka qene dhe mbetet kryemiinistri i krimit te
    organizuar dhe i mafias shqiptare dhe bashkryetar i saj
    eshte Ai qe ka zene kolltun e presidentit,fale kryeminis-
    trit aktual . Fatkeqesi e madhe per popullin e kombin
    shqiptar !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*