Tirana furnizon organikën me 7 emra të rinj

April 13, 2016 17:04

Tirana furnizon organikën me 7 emra të rinj

Tirana ul ndjeshëm moshën mesatare të skuadrës. Në seancën stërvitore të ditës së mërkurë, trajneri Ilir Daja ka grumbulluar në skuadrën bardheblu edhe disa lojtarë të ekipit të të rinjve. Tekniku kryeqytetas kërkon t’u japë sa më shumë hapësira prurjeve të shtëpisë duke hedhur themelet për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Majkëll Peçin, Marlind Nuriun dhe Grent Halilin të cilët janë vënë nën urdhrat e Dajës disa kohë më parë, ndërsa së fundmi me ekipin janë bashkuar edhe Albi Doku, Fjoralb Deliaj, Kristjan Prendi e Kristi Joti.

Plot 7 emra të rinj për organikën bardheblu, të cilët mund të përfitojnë nga ekperienca e pjesëtarëve të ekipit të parë, për të qenë në të ardhmen pjesë e ekipit të parë. Nëse mes tyre llogaritet Hoxhallari që këtë sezon është aktivizuar titullar, skuadra e të rinjve po kthehet në një burim kryesor furnizimi për ekipin e parë që kërkon të ndjekë një model të ri për ringritjen në majën e funtbollit shqiptar. Vendimin për aktivizimin e tyre do ta marrë trajneri Ilir Daja, i cili do të thotë fjalën e fundit në këtë proces të ri për Tiranën.

April 13, 2016 17:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim