Tirana histori suksesi, sipas Institutit Amerikan të Arkitekturës

April 8, 2018 12:28

Tirana histori suksesi, sipas Institutit Amerikan të Arkitekturës

 

Tirana është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Arkitekturës si një histori suksesi dhe shembull se si një qytet mund të transformohet edhe me pak buxhet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë si i ftuar special në Konferencën ndërkombëtare të AIA-s, me temë “Hapësira rinore dhe transformimi urban”, e cila u zhvillua dje në Prishtinë dhe ku morën pjesë mbi 100 arkitektë nga e gjithë bota.

Konferenca e arkitektëve e vlerësoi Tiranën si një nga qytetet që ka ndryshuar më shumë në 25 vitet e fundit në Evropë, ndërkohë që kryebashkiaku i saj, në tre vitet e fundit ka sjellë një frymë transformuese përmes nismave gjelbëruese dhe mobilizimit të qytetarëve dhe organizatave rinore.

Veliaj falenderoi qytetarët e Tiranës që janë bërë pjesë e transformimit që ka pësuar kryeqyteti dhe theksoi se ashtu si në një familje, çdo anëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një historie suksesi.

“Jam shumë i lumtur që Tirana është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Arkitekturës si një histori suksesi dhe një shembull për të mësuar se çfarë mund të bësh me pak buxhet, por me shumë kreativitet për transformimin e qytetit. Sigurisht, më bën të ndihem krenar sepse e kemi arritur të gjithë bashkë. Kjo nuk është vetëm punë bashkie, kjo është punë qyteti, sidomos kur kontribuojnë të gjithë, edhe fëmijët, edhe të rriturit, edhe gjyshërit, edhe ata që mbjellin, ata që pastrojnë, që kujdesen për korsitë e biçikletave, që transformojnë hapësirat urbane, duke filluar nga Pazari i Ri tek Bulevardi i Ri”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi qytetarët e Tiranës se ka ende shumë punë përpara për të bërë.

Veliaj deklaroi se këtë vit fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale dhe në periferi të qytetit.

“Jam shumë i ndërgjegjshëm që më e mira është përpara. Të gjitha vlerësimet e Tiranës nuk mjaftojnë për të kuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Ndaj, besoj që në këtë vit të fundit të mandatit, fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale, tek zonat e periferive të reja, ku kemi krijuar lagje të reja, siç është Farka, zona e Selitës pranë Liqenit të Thatë, Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, siç është zona e Kasharit, Astirit, Yzberishtit dhe zona e Freskut”, nënvizoi ai.

Veliaj tha se në vëmendjen e Bashkisë së Tiranës në planin e saj të investimeve do të jetë dhe përmirësimi i infrastrukturës në tre lagjet e reja të krijuara në kryeqytet, si pjesë e zonës urbane, të cilat do të emërtohen “Lagja 12”, “Lagja 13” dhe “Lagja 14”.

a.s/dita

April 8, 2018 12:28
Komento

8 Komente

  1. MH April 8, 12:55

    Kur Velija i terheq vemendjen Botes!!!!!!!!!!!!
    Sikur te kishte dhe nji drejtues per mbare vendin si Velija.
    Nuk i munguane opozitaret me kundershtimet e pashoqe.Po,a do ken guxim keto opozitare te pranojne sot qe kryebashkiaku Velija asht njeri vizionar i vullnetshem i sukseseshem dhe i paanshem ne mbarvajtjen e gjithe kryeqytetasve.Mos ti thone fjale shume.Po te pakten.Te lumeshin duart e mendja per keto arritje vertete te sukseseshme.
    Dhe nuk i terheq vemendjen Opozites!!!!!!!!!!!!!!!Por i ban me fol me veten.

    Reply to this comment
  2. intelektuali April 8, 14:40

    AIA qe do te thote American Institute of Architects ne shqip Instituti Amerikan i Arkitekteve dhe jo i Arkitektures sic e citon gabimisht gazeta DITA ne kete shkrim me mburrje enveriste ka ne shume qytete te SHBA me qellim qe te mbledhe arkitektet amerikane dhe te promovoje risite ne kete shkence interesante,

    por:

    NGA CILI QYTET NE SHBA ESHTE “AIA” E PRISHTINES QE KA MBURRUR VELIAJN SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT?

    sepse:

    Ne faqen zyrtare te AIA-s me baze ne Washigton, D. C. ne flitet fare per kete eveniment qe ka tronditur Boten dhe qe e rendit Tiranen e Veliajt te Edi Rames ne vendin nje histori suksesi, kur Tirana gjithnje e me teper po behet e pabanueshme nga ndotjet, e rrethuar ngado me Kulcedra prej betoni, pa kurfare infrastrukture urbane ekologjike si metro, trame apo ekotrolejbuse, balta dhe pluhuri eshte prezetnt ne cdo lagje dhe ne cdo shtepi, djegjet e plehrave jane ne gjendje alarmi qe po i vdesin shqyptaret si askund ne Bote, gjera qe edhe ne Kandaharin me lufte te Afganistanit nuk i shikon dot.

    atehere:

    PER CFARE ESHTE TIRANA E VELIAJT NJE “HISTORI SUKSESI” E TREGUAR NGA “AIA” INKOGNITO MATANE OQEANIT?

    nderkohe:

    Qe Tirana per tironsit denbabaden eshte:

    HISTORIA E SHKATERRIMIT TE NJE QTTETI NGA LAKMIA E PUSHTETI PER TE BERE LEKA ME THASE.

    Do kohe me pare ne Kohen e Qepes te Enverit Shqypnia Komuniste fitoi Cmimin e Madh per Ushqimin nga OKB, nderkohe qe popullata po vdiste dhe po jepte shpirt nga uria dhe lufta per mbijetese dhe ishte ne grahmat e fundit.

    prandaj:

    MBURRJET E VELIAJT JANE NJESOJ SI MBURRJET E ENVERIT.

    Reply to this comment
    • korçari April 8, 16:30

      O intelektuali apo intelektualeshi po qe ne mengjez ke ngrene diçka te helmuar ,gezoju diellit ,Tiranes,Pashkeve o negativ i perjetshem,mbase dhe familja juaj ju urren …por ju duron se nuk ka çfare ben.

      Reply to this comment
      • intelektuali April 8, 18:09

        Krishti sot eshte ringjallur dhe te krishteret orthodokse thone:

        KRISHTI U RINGJALL! ME TE VERTETE U RINGJALL!

        Krishti me te vertete u ringjall sot o korcari fanatik i Enverit dhe mbylli kishat dhe vrau te gjithe kleriket, por ringjallja e Krishtit na meson qe t’ja falim komunistit Erion Veliaj te gjitha mashtrimet qe kryen me Tironen qe si nje Jude e vertete po shkaterron Kryeqytetin dhe qe mashtron miletin me propagande gebelsiane si ne ato filmat horror te Holivudit dhe s’po le asnje pellmebe toke pa betonizuar, kur hopa del nje Shoqate e Arkitekteve Amerikane Prishtine qe brohorrisin me ngazellim betonin e Lali Erit, sikur ne, tironsit denbabaden te mos ekzistonin fare.

        HYP TEK KULLA E VODAFONIT TE LAD KOSTES QE TE SHIKOSH BARBARIZMIN URBANISTIK

        por:

        Po te kesh me shume para shko dhe shetit rajonin afer nesh dhe me thuaj se cili kryeqytet ngjan me “Kandaharin” shqyptar te Edvinit dhe te Erionit qe e reklamojne si nje “Arritje e mahnitshme” si ne perrallat e Andersenit per robat e Mbretit nese e ke lexuar me trunin e fishkur te fanatikut dhe ke kuptuar ca gjera.

        KRISHTI U RINGJALL!

        Reply to this comment
  3. I tillë je , sa herë që hap gojën April 8, 17:05

    O Inteloleshi , je thjesht një copë bajgë , që kërkon të na hiqesh i ditur ! Fatkeqësisht ke mundur të mësosh gjuhën tonë të bukur , vetëm me qëllimin e zi , sikurse ke shpirtin , për të nxirë , përbaltur e ndotur gjitheçka me diarete e tua kundërmonjëse që nxjerr nga goja ! Të vetmit adhurues të tu , janë ata të taborrit të bajraktarit sërb të Vuçidolit , që se bashku plotesoni radhët e
    legjioneve sllave !

    Reply to this comment
    • intelektuali April 8, 17:56

      Beji ta fala Nexhmijes qe ishte antare e Partise Fashiste dhe kishte mesuar me pare italishten se shqypen,

      dhe:

      Te kam thene edhe me pare:

      Mos ja ngjit Sali VARKARIN e Enverit intelektualit si “Muti pas kepuce” se eshte nga soji juaj i Sigurimit te shtetit.

      Reply to this comment
  4. Samiu April 8, 19:55

    Qente le te lehin, Karvani teshkoje perpara!…..

    Reply to this comment
  5. info analitike April 8, 21:08

    Paskan sukses keto ndertimet me kullat bashkangjitur! Ja te shohim a do ta imitoje kush cmendurine qe keta miqte me pagese e quajne “histori suksesi”. Si mund te quhet histori suksesi nje masaker si kjo qe po i behet Tiranes kete e dine vec keta shoket e Institutit Amerikan te Arkitektures. Qe te keni nje ide se si konsiderohen keta ne SHBA ja ku e keni kete artikull:
    https://www.forbes.com/sites/justinshubow/2015/03/17/the-american-institute-of-architects-outreach-campaign-is-doomed-to-failure/#3086f0f2563b

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*