Tirana humbet Muzakën për 2 javë

April 19, 2016 11:39

Tirana humbet Muzakën për 2 javë

Tirana humbet për dy javë mesfushorin Gjergji Muzaka. Në pjesën më kulmore të sezonit ku skuadra bardheblu është në lojë për vendin e tretë që siguron edhe biletën e fundit europiane, Muzaka nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për dy ndeshjet e radhës.

Lajmin e bën të ditur klubi kryeqytetas që thekson se 31-vjeçari ka pësuar një frakturë gjatë pjesës së parë të transfertës së Ballshit ku Tirana u ndal në një barazim pa gola.

“Klavikula e shpatullës ka pësuar një frakturë të rëndë dhe për pasojë futbollistit i duhet të qëndrojë për të paktën dy javë jashtë fushave të blerta”, theksohet në komunikatën e klubit bardheblu.

Në këtë mënyrë, Muzaka nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e javës së ardhshme kundër Skënderbeut por edhe për sfidën e Durrësit ndaj Teutës. Nëse rikuperimi shkon sipas parashikimeve, mesfushori bardheblu do të jetë i gatshëm për derbin e kryeqytetit në datën 4 Maj.

April 19, 2016 11:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*