Tirana i dërgon Zagrebit dosjen “Ballisti”: Pse duhet ndaluar ekstradimi

August 8, 2017 15:49

Tirana i dërgon Zagrebit dosjen “Ballisti”: Pse duhet ndaluar ekstradimi

 

Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të përpjekjeve për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës, i njohur edhe si “Ballist” Morina, nga Kroacia drejt Serbisë, i ka dorëzuar ditën e martë Ministrisë së Drejtësisë një raport mbi vendimin e Gjykatës sportive KAS, për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri të 14 tetorit 2014 në Beograd.

Në këtë vendim, ku Shqipëria fitoi tre pikët në tavolinë, gjykata sportive ka përmendur koret raciste si dhe dhunën e paprecedentë fizike që tifozët dhe personeli i stadiumit kanë ushtruar ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare.

Këto detaje, së bashku me viedon përkatëse, pritet të bëhen pjesë e relacionit që ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi shumë shpejt do t’i dërgojë homologut kroat për të bindur qeverinë në Zagreb që të mos e lejojë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë, siç ka vendosur Gjykata e Dubrovnikut.

Sipas legjislacionit kroat, pavarësisht vendimeve të marra nga gjyqësori për çështje të tilla, që kanë të bëjnë me ekstradime ku ka pretendime për përndjekje raciste ose etnike, është qeveria kroate që thotë fjalën e fundit.

Përveç relacionit të Ministrisë së Drejtësisë, më herët edhe ministri Bushati deklaroi se pas takimit të dy kryeministrave besonte se Morina nuk do të ekstradohet, duke sjellë si shembull vendimin e Italisë, e cila nuk pranoi dërgimin e tij në Beograd. Ndërkohë, pritet që më datë 11 gusht të zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Lartë kroate pikërisht për këtë çështje.

August 8, 2017 15:49
Komento

1 Koment

  1. Arber I August 8, 18:10

    Dergimi i kerkeese per mosekstradim eshte nje shprehje e tifozllekut sportiv, ne nje kohe kur Ballist Morina i ka bere shume dem ceshtjes se bashkimit te shqiptareve etnik aty ku jane shqiptare dhe jo aty ku kane qene dy shekuj me pare, sic shihet ne banderolen e hedhur ne stadiumin e Beogradit. Une e kam degjuar me veshet e mi formuluesin e hartes etnike te shqiptareve, arsimtarin veteran kosovar, Ahmet Gashin, se harta e hartuar prej tij eshte teorike, pasi ne praktike, tash, pas 140 vjetesh, trojet e shqiptareve jane rudhur dhe po rudhen ne hapesira modeste. Te ngresh flamurin me harten etnike teorike te shqipatarve do te thote t’u shpallesh lufte tre shteteve qe kane te drejten dhe fuqine me vete: Serbise, Greqise dhe Malit te Zi. Bashkimi i shqiptareve eshte nje perspektive konkrete vetem kur te hiqen kufijte nga Bashkimi Europian.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*