Tirana lider në rajon për startup-et, shpallen fituesit e programit të parë të akselerimit

January 22, 2020 11:25

Tirana lider në rajon për startup-et, shpallen fituesit e programit të parë të akselerimit

Gjithnjë e më shumë Tirana po zë një vend të rëndësishëm në rajon për mbështetjen që i krijon startup-eve.

Akseleratori i parë në Shqipëri Uplift Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës përzgjodhi fituesit e programit të parë 6-javor të akselerimit pjesë e të cilit ishin 7 startup-e nga Shqipëria, Kosova dhe Rajoni.

Përpjekjet disa mujore të startupet dhe ekipit të Uplift Albania u finalizuan në ditën “Demo-Day” ku përballë një audience si Kryetari i Bashkisë Tiranë  Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, deputeti Niko Peleshi dhe investitorëve Peter Kolesar, Boris Zeleny, Marin Gjonaj, Eva Simokova Zhabevsa Muratovska dhe Stephen Kelly u shpallën fituesit e Uplift Albania.

Akseleratori i parë në Shqipëri i cili tërhoqi vëmendjen e mëse 50 startupeve nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme vjen si fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA dhe me mbështetjen e SlovakAid.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj vlerësoi përpjekjet e ICTS media në fushën e teknologjisë dhe informacionit ndërsa bëri thirrje për përfshirjen edhe të universiteteve në nisma të tilla si Uplift Albania.

“Shqiptarët janë të gatshëm të flasin por jo të dëgjojnë. Por në ICTS media ka njerëz që janë të gatshëm të dëgjojnë” theksoi Kryebashkiaku Veliaj.

“Duke u bërë bashkë të ndihmojmë talentet tona me mbështetjen e komunitetit kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm,” tha bashkëthemeluesi i ICT Awards z. Kushtrim Shala në fjalën e tij hapëse të “Demo-Day.”

Peter Kolesar, partner në CIVITTA dhe një prej mbështetësve të Uplift Albania tha se pasioni për progres dhe inovacion janë dy të përbashkëta të mëdha mes dy vendeve tona. “Akseleratorët mund të sjellin ndryshim për vendin dhe Uplift po e bën këtë në Sllovaki ndërsa potenciali për të bërë të njëjtën gjë në Shqipëri ekziston,” tha gjatë fjalës së tij.

“Demo-Day” i parapriu një aktivitet paralel Investor Connect ku secili startup pati mundësinë për të komunikuar me investitorët përgjatë 7 minutave në formatin Speed Dating.

Startupet shqiptare të shndërruara në kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar janë të pakta me qasjen tradicionale ndaj biznesit që mbetet predominuese në Shqipëri.

j.l./ dita

January 22, 2020 11:25
Komento

3 Komente

  1. Dentisti January 22, 17:54

    Kryebashkiaku i Tiranes ne vazhden e tij mashtruese te bojatisjes se imazhit personal mediatik,por jo te vertete,njihet edhe per urrejtjen qe ka ndaj perdorimit te gjuhes letrare standarte shqipe!
    Vetem ne kete aktivitet krejtesisht te panevojshem per kaq buje dhe shpenzime te kota,vihet re nje perdorim i poshter i zevendesimit te gjuhes shqipe me fjale te huaja,aq sa e bejne kete shkrim dhe aktivitetin ne teresi krejtesisht te pa kuptueshem per shumicen e shqiptareve!
    Nuk e kuptoj pse duhej te ishin perdorur keto fjale te huaja ne kete aktivitet:
    1-startup-et;
    2-akseleratori;
    3-uplift Albania;
    4-Demo-Day;
    5-Investor Connect;
    6-Speed Dating;
    -Kjo Bashki e ka treguar ne vazhdimesi perdhosjen e gjuhes shipe si ne disa aktivitete duke u vene emra te tille idiote si “Peza n’Fest” etj ,qe vetem ata qe jane analfabete dhe e urrejne gjuhen standarte shqipe mund t’a shkruajne keshtu!
    Edhe redaksia e DITA-s edhe ne se nuk a korektor letrar nuk duhet te lejojne botimin e shkrimeve te tilla qe perdhosin gjuhen standarte shqipe!

    Reply to this comment
  2. tomas January 22, 19:07

    nga shkrimi nuk mora vesh asnje gje,mbase eshte faji im qe jam me universitet po I pa gjezdisur ne bote.Ne foton e pare nuk shoh ndonje gje te vecante vecse nje targe makine qe mund te ishte edhe :XIMI 999 :

    Reply to this comment
  3. Adi January 22, 19:17

    Sa më trishtoi ky shkrim. I dola në fund dhe nuk kuptova asgjë. Paskam qënë budalla dhe nuk e paskam ditur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*