Tirana, Luftëtari, Vllaznia dhe Flamurtari jashtë Superligës?

August 6, 2019 17:41

Tirana, Luftëtari, Vllaznia dhe Flamurtari jashtë Superligës?

Sezoni i ri futbollistik 2019/2020 do të nisë zyrtarisht më 24 gusht, ashtu siç ishte parashikuar.

Burime konfirmojnë se nuk do të ketë shtyrje të datës së fillimit të kampionatit, pavarësisht problemeve të skuadrave me plotësimin e kritereve të licensimit.

Afati i fundit për plotësimin e kritereve të licensimit, një proces që është shtyrë në disa raste ishte data 31 korrik, por as në këtë datë një pjesë e skuadrave nuk ka mundur të jetë gati me kriteret e nevojshme, ku pika e papërmbushur është kriteri financiar.

Futbolli shqiptar prej vitesh është në një krizë financiare, ku klubet shpesh për mosplotësim objektivash humbasin lojtarë e trajnerë rrugës, duke thelluar krizën dhe listën e borxheve.

Gjyqet e shumta të humbura apo të zvarritura me futbollistë dhe trajnerë , apo tatimet e prapambetura i kanë rrezikuar pjesëmarrjen në Superligë në këtë sezon Tiranës, Luftëtarit, Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Por nëse tre të parat kanë mundur të sigurojnë nga një marrëveshje si me tatimet ashtu edhe me ish-futbollistët apo trajnerët për pagat e prapambetura, Flamurtari është emri më i diskutuar, pasi nuk dihet nëse do të arrijë të gjejë një marrëveshje për borxhet ose jo.

Kjo ka bërë që Besa dhe Dinamo të ndezin më shpejt motorët e të përgatiten për një ndeshje “play-off”, fituesja e së cilës mund të marrë vendin e skuadrës vlonjate.

Gjithsesi, i vetmi problem i Flamurtarit duket të jenë tatimet e papaguara, një mangësi që vetë administratori Sinan Idrizi konfirmon për Top Channel se do të arrijë marrëveshjen brenda dy ditëve të ardhshme, për të mbyllur një herë e mirë diskutimin e pjesëmarrjes së skuadrës së tij në Superligën e sezonit të ri.

Ndërkohë që rritet ende firmosja e paketës fiskale që lidhet me ligjin e sponsorizimit, një lehtësim ky i premtuar nga kryeministri Rama për t’i ardhur në ndihmë futbollistët dhe biznesi që suporton sportin më të dashur në botë, edhe në vendin tonë.

j.l./ dita

August 6, 2019 17:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin