Tirana mbyll ambasadat në Kuala Lumpur, Lisbonë, Sarajevë dhe Nju Dehli

July 30, 2014 18:42

Qeveria e Shqiperise ka vendosur te mbylle perfaqesite diplomatike te vendit tone ne kater shtete. Konkretisht, ne mbledhjen e sotme eshte miratuar mbyllja e ambasadave ne Nju Dehli, Bosnje Hercegovine, ne Kualalampur dhe Lisbone.

Vendimet e plota:

V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E MALAJZISË, KUALA LUMPUR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e Përfaqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
          Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E PORTUGALISË, LISBONË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e Përfaqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË BOSNJË-HERCEGOVINËS, SARAJEVË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e Përfaqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E INDISË, NJU DELHI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e Përfaqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
          Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
July 30, 2014 18:42
Komento

1 Koment

  1. Ori April 25, 22:30

    A ka ndonje aresye mor jahu??!! Ambasada ne Kuala Lumpur mbahej me shpenzimet e qeverise malajziane…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*