Tirana, me administrator në çdo pallat

March 6, 2016 17:12

Tirana, me administrator në çdo pallat

Brenda këtij viti të gjitha pallatet në Tiranë do të kenë në krye një administrator, i cili pasi të zgjidhet nga banorët, do të trajnohet nga bashkia dhe më pas do të pajiset me liçensë.

Për të shmangur rastet kur ndonjë prej banorëve refuzon të paguajë detyrimet, administratorit do t’i vijë në ndihmë ndërlidhësi i komunitetit, i cili do të luajë rolin e negociatorit.

Nëse kjo nuk do të funksionojë, negociatat do t’i kryejë administratori i njësisë, i cili do të ndërmarrë edhe masa administrative.

Ligji që parashikon bashkëjetesën në komunitet dhe mënyrën e funksionimit të administratorit në pallate është miratuar që prej vitit 2009, por deri më tani nuk ka funksionuar.

March 6, 2016 17:12
Komento

2 Komente

  1. Lili March 6, 19:23

    Ah ah ah!
    Se funksionon ndonje ligje ne albanistan? Jo ,se ligje Jane mbrapsht te gjithe ,asnje ligje nuk eshte funksional,sepse hartueset e ligjeve Jane handikapat me ligje edhe kerkojne me cdo kushte te krijojne ligje qe t’i ‘bishtirojne’..
    Administratori i pallatit pa mbledhje te pronareve te pallateve ku pronaret diktutojne Cfare meremetimi duhet e si nuk mundet me u bâ ,e nga kush!

    Reply to this comment
  2. ???? March 8, 09:44

    Ouu? Do pajiset me license? Po nese administratorin e zgjedhim ne banoret e pallateve atehere pse u dashka licensa? Po per licensen kush do pagoje, apo prape ne banoret? O na rrufshi topet, e gjetet edhe nje menyre tjeter per ta rrjepur kete popull? Bastarde!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*