Tirana merr fitore të rëndësishme në Shkodër, i bën “një nder” Partizanit

February 27, 2021 16:18

Tirana merr fitore të rëndësishme në Shkodër, i bën “një nder” Partizanit

Tirana mori një fitore të rëndësishme për rihapjen e kampionatit, duke mposhtur 2-1 Vllazninë në Shkodër.

Vendasit e nisën mjaft mirë pasi kaluan në epërsi që në të 3’, falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Dilaver, por pas 3 minutash të tjera ishte Batha që barazoi rezultatin për bardheblutë.

Në pjesën e dytë, miqtë nga kryeqyteti gjetën edhe golin e përmbysjes së rezultatit, kur Seferi dha një top të saktë për Cale, dhe braziliani nuk gaboi brenda në zonë.

Seferi mund të kishte shënuar edhe golin e tretë në një kundërsulm, por i vetëm përballë Zokovic nuk arriti ta mposhte. Me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vend të parë, por Partizani ka shansin t’i afrohet në një 1 pikë diferencë nëse mund Laçin pasdite.

h.b/dita

February 27, 2021 16:18
Komento

1 Koment

  1. specialisti February 27, 19:10

    Vllazni e lodhur.
    Keshtu nuk dilet kampion.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim