Tirana mposht 3-1 Tomorin, trigolësh nga Ngoo

February 9, 2018 17:11

Tirana mposht 3-1 Tomorin, trigolësh nga Ngoo

 

Tirana ka dalë fituese nga përballja me Tomorin e Beratit, sfidë e vlefshme për javën e 15 të Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar.

Autor i 3 golave për kryeqytetasit, në duelin e përfunduar me rezultatin 3-1, ishte sulmuesi Ngoo, i cili shënoi dy në pjesën e parë, të parin me 11-metërsh, dhe të tretin po me penallti pas afro një orë loje, kur miqtë nga Berati kishin mbetur në inferioritet numerik.

Tomori tregoi për një çast se nuk ishte inferiore përballë bardhebluve, kur barazoi përkohësisht në minutën e 30 me anë të Kopaçit, por “shkëndija” që lëshuan ata nuk rezultoi veçse një “flakë kashte”, pasi 6 minuta më vonë u gjendën sërish në disavantazh.

Ishte pikërisht autori i golit të vetëm për beratasit, ai që në përfundim të pjesës së parë mori edhe kartonin e dytë të verdhë, pas protestave ndaj gjyqtarit të takimit.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në 40 pikë, plot 17 më shumë sesa Tomori i vendit të tretë.

a.s/dita

February 9, 2018 17:11
Komento

1 Koment

  1. XXXL February 10, 01:54

    Nje pyetje per Kryetarin e Tifozave te TIrones qe eshte edhe kunati i Saje Qorrit, nga cila lagje e Tirones eshte ky Ngoo qymyri nga ai qe shiste Liza e Qymyrit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*