Tirana nën akuzë, edhe Ristevski do paratë

June 1, 2015 12:11

Tirana nën akuzë, edhe Ristevski do paratë

Nuk ka mjaftuar një sezon pa trofe e madje edhe minimumin e domosdoshëm për emrin dhe historinë që mbart, por te Tirana duhet të përballen edhe me akuzat e futbollistëve për mosshlyerje të detyrimeve financiare. Pas Selemani Ndikumanës është dhe mbrojtësi maqedonas Ristevski ai që largohet duke lënë pas akuza për rroga të papaguara.

Nëse sulmuesi nga Burundi pretendoi se klubi bardheblu i detyrohet pagat e 4 muajve të fundit, Kire Ristevski akuzon se nuk është paguar në 5 muajt e fundit duke bërë të ditur largimin nga skuadra edhe pse është ende në kontratë pasi në Janar nënshkroi për një vit e gjysmë. Mënyra e vetme për ta bërë këtë është prishja e kontratës dhe për arritjen e një qëllimi të tillë Ristevski nuk ka nguruar të përmendë padinë në Fifa.

Duke i marrë të mirëqena pretendimet e lojtarëve Tiranës në një kohë kur i duhet të projektojë skuadrën e re për sezonin e ardhshëm i duhet të përballet edhe me faturat e pashlyera, duke u vënë në vështirësi likuiduese për arritjen e objektivave. Klubi ndërkohë mbetet ende pa një trajner, pasi edhe pse është folur për një akord me Shkëlqim Muçën, zyrtarizimi ende mungon.

Gjithsesi në këtë drejtim te Tirana nuk kanë nxitim, pasi me fitoren e finales së Kupës së Shqipërisë nga Laçi bardheblutë kanë mbetur jashtë kompeticioneve europine dhe në këtë situatë, koha është një luks që klubi mund t’ia lejojë vetes, të paktën për momentin.

June 1, 2015 12:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*