Tirana nis punën për t’u zgjedhur Kryeqyteti Evropian i të Rinjve në 2022

April 19, 2019 14:36

Tirana nis punën për t’u zgjedhur Kryeqyteti Evropian i të Rinjve në 2022

Tirana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Evropian i të Rinjve (EYC). Për t’ia arritur qëllimit, Bashkia e Tiranës,  organizata rinore, gjimnazistë dhe studentë u mblodhën së bashku në një tryezë për të diskutuar rreth sfidave dhe hapave që do të merren për të përmbushur me sukses këtë qëllim.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se aktualisht   Tirana është përzgjedhur si një nga 5 finalistet dhe synimi është fitorja.

Aplikimi është në linjë me prioritetet e Bashkisë së Tiranës për rijetëzimin e kapaciteteve kulturore, artistike, sociale, ekonomike dhe edukative të të rinjve. Veliaj shtoi se tashmë nevojitet më shumë punë dhe përkushtim. “Duhet të jemi edhe inteligjentë, jo vetëm që të përkushtohemi me një buxhet të caktuar për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por edhe të ketë duk, pra të ketë një sërë aktivitetesh, ku shumë të rinj mund të përfitojnë shumë prej fushave të caktuara, jo vetëm muzikë apo art, kulturë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se qytetit i nevojitet edhe një dimension rajonal, që të jetë i aksesueshëm për të rinjtë që vijnë nga vendet e tjera të rajonit.

Na duhet të kemi një dimension rajonal; pra duhet të jemi patjetër Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por duhet të pranojmë se do të jemi shumë të aksesueshëm për të rinjtë. Ajo që do të vlerësohet është sa qytet i hapur jemi për të përfshirë edhe të tjerët. Jam i sigurt se shumica prej jush keni shoqata partnere-binjake, me të cilat mund të keni bërë projekte apo shkëmbime, por do na e rrisni fuqinë e aplikimit tonë nëse do të ishim më të hapur, të kishim shkëmbim energjish, por edhe aktivitete të përbashkëta me të rinj të tjerë të rajonit, për të rrëfyer se realisht Tirana është jo vetëm qyteti më i ri në rajon, por është edhe qyteti më evropian në rajon”, deklaroi ai.

Tashmë, edhe shumë institucione ndërkombëtare po zgjedhin Tiranën për selitë e tyre, duke e kthyer atë në një epiqendër të vendimmarrjeve. “Zyra rajonale e shkëmbimeve të rinisë është këtu, pra Tirana po kthehet në një pikë graviteti për disa institucione të tjera rajonale. Unë do të vazhdoj të loboj për Tiranën, por në fund të ditës kjo është puna ime dhe ajo çka na duhet është se çfarë energjie shtesë vjen nga ata që këtë nuk e kanë punën e tyre themelore dhe thonë: E di çfarë? Unë me Erionin mund të mos bie dakord për 100 gjëra dhe do vazhdoj të protestoj, ama kur vjen puna që Tirana të dalë e para, këtu jemi të gjithë bashkë”, nënvizoi Veliaj.

Tirana i plotëson të gjitha kushtet dhe ka gjithë mundësitë për ta fituar garëën, për t’u kthyern në epiqendrën e ngjarjeve kulturore, artistike, sociale, edukative dhe ekonomike jo vetëm në nivel vendor, por edhe në atë evropian, në vitin 2022.

o.j/dita

April 19, 2019 14:36
Komento

8 Komente

  1. Rakip pianeci April 19, 15:06

    Hahahahaa ceshte ky teater kukullash

    Reply to this comment
  2. 321... April 19, 16:22

    Ca fol ky me boje Kryeqyteti i pleqve se te rinje po ikin te gjithe

    Reply to this comment
  3. Genti April 19, 18:11

    Demagogu I fiqve, so gjithmone do shpiki ndonje brockull per publikun

    Reply to this comment
  4. Zorro April 19, 19:27

    Ky super mashtruese duhet shporrur nga bashkia.
    Cfare kryeqyteti I te rinjve derdellit ky delirante kur lagjet larg qendres Jane pa rruge te shtruara,plot gropa e balte apo pluhur,pa cerdhe,kopshte,kende lojrash,pa lulishte,pa ndricim rrugor,me plehra kudo,asnje peme e mbjelle etj. kur bashkia xhvat miliona leke ne muaj por nuk duhet ku I con.

    Reply to this comment
  5. Dreni April 19, 19:33

    Per cfare na duhet kjo shpallje pervec se te duhet ty per imazh fallco?
    Merru me hallet e banoreve o sharlatan se boll na cave koken me keto cmimet mashtruese.
    Ti vjedh qytetaret me taksa te pa ligjeshme dhe derdellit per cmimet mashtruese.
    Turpi te mbulofte!

    Reply to this comment
  6. Rapsodi April 19, 19:53

    Rrofte Lali kari se shqiperia ka maru desh me thone

    Reply to this comment
  7. Rinia April 19, 20:00

    Po’ Tirana nuk ka drite dhe uje 24 ore rrjesht o Lali o shpifur pergjigju ti do te shkosh direkt ke e modhja o mashtrues

    Reply to this comment
  8. Shvejku April 20, 16:33

    A e di ky lal Eri se rionia e Tiranes nuk jeton vetem tek Blloku?
    Si nuk ka turp qe merret me mashtyrime te tilla mediatike kur Tirana e ketij gdhihet te shtunave dhe te dielave plot plehra se firma e pastrimnit ben pushim?
    A e di ky delirant mashtrues se banoret e Tiranes nuk jane rinia,por edhe femijet e vegjel,qe nuk kane asnje cerdhew,asnje kopesht,asnje kend lojrash,asnje kend sportiv,asnje lulishte,plehra dhe balkte e pluhur kudo ndersa ky sharlatan ngrifet sikur ka bere namin?
    Tirana eshte e bidonvileve dhew nuk eshte qendra!
    Edhe sheshi Skenderbej me ato shkurre qe i quan peme dhe ato ferra qe i quan lule eshte nje skandal korruptiv!
    Ne qender nuk ka asnje lule pervec ferrave!
    Ne vere nuk ke ku fut koken nga dielli,se peme qe bejne hije jane vetem ato te kohes se xhaxhit,se ferrat e lal Erit e mbaruan punen qe kur mbaroi tenderi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim