Tirana pret Teutën, synohet fitorja e parë

August 24, 2018 09:42

Tirana pret Teutën, synohet fitorja e parë

Pas një starti mes akteve të rënda të dhunës në stadiumin “Skënderbeu”, në ndeshjen mes korçarëve dhe Partizanit, por edhe golave të paktë të shënuar, vetëm 5 në 5 takime, Kategoria Superiore do të vijojë sot me ndeshjen e parë të javës së dytë.

Kështu Tirana, pas humbjes në debutim në derbin e vogël të kryeqytetit, ndaj Kamzës, do të zbresë sërish në “Selman Stërmasi”, këtë herë për të pritur durrsakët e Teutës.

Kryeqytetasit vijnë me synimin për të gjetur fitoren e parë në kampionat, që do të rikthente qetësinë në ekip dhe do të mbante të ndezur entuziazmin e tifozërisë, që sërish pritet të jetë e shumtë në numër.

Nga ana tjetër, edhe Teuta ka pretendimet e saj, pasi ka bërë një merkato cilësore dhe kërkon që të arrijë Europën. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën e javës së parë ndaj Flamurtarit, ndërsa këtë herë në kryeqytet do të kërkojë fitoren e parë sezonale.

Sfida pritet të jetë spektakolare, pasi dy skuadrat kanë si synim primar Europën dhe nuk fshihen nga objektivat e tyre. Takimi do të startojë në orën 19:45 dhe ashtu si e gjithë Kategoria Superiore për 4 sezonet e ardhshme, do të transmetohet vetëm në Supersport.

o.j/dita

August 24, 2018 09:42
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi August 24, 18:20

    Kam mendimin qe TVSH duhet te na sqaronte pse nuk transmeton me ndeshje te superiores. Perndryshe, na lind e drejta te mos paguajme taksen, sepse dhe ne dyqan paguan dhe merr mall, po ne kete rast, cfare marrim? Papergjegjshmeri totale! Te gjithe familjaret te ndergjegjesohen, pasi kjo eshte vjedhje e paster!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim