Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë, Bashkia mbush sheshin “Skënderbej” me instalacione

February 14, 2020 10:18

Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë, Bashkia mbush sheshin “Skënderbej” me instalacione

Edhe ky Shën Valentin e gjen Tiranën me një dekor të veçantë.

Bashkia e Tiranës, ashtu si edhe vitet e kaluara, ka menduar që të mundësojë një dekor romantik për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë në foto këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përcjell foto të disa prej instalacioneve të vendosura në kryeqytet, duke i uruar të gjithëve sa më shumë dashuri.

“Tirana LVE vibes! Gëzuar Shën Valentinin dhe sa më shumë dashuri në zemrat tuaja!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Përgjatë kësaj fundjave, sheshi “Skënderbej” fton në hapësirën e tij të gjithë qytetarët apo vizitorët e Tiranës, që të mund të shkrepin fotot sa më të bukura pranë instalacioneve të vendosura aty.

j.l./ dita

February 14, 2020 10:18
Komento

4 Komente

  1. Soc,jo rilindas February 14, 15:02

    Keri zbukurimet po Shiko se po permbytet Tirana nga mos pastrimi i lanes,nje k/bashkiak mashtrues

    Reply to this comment
  2. Soc,jo rilindas February 14, 15:03

    Leri zbukurimet po Shiko se po permbytet Tirana nga mos pastrimi i lanes,nje k/bashkiak mashtrues

    Reply to this comment
  3. demo February 14, 16:14

    Jane mbledhur katundaret ne Tirane.
    Tallet bota me katundaret.Po i pervelon AFSHI ne 14 shkurt.

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta February 14, 17:57

    Po festoni kete 14 Shkurtin ,sikur te ishte 100 vjetori i Tiranes kryeqytet,sepse manifestimet e ketij 100vjetori nuk i pame ;ndoshta jane bere “me dyer te mbyllura”atje ku organizonte dikur edhe naltmadhnia ballot me maska!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim