Tirana zgjeron rrjetin e korsive të biçikletave, Veliaj: Të gjitha rrugët do të kenë korsi të veçanta

August 11, 2018 18:59

Tirana zgjeron rrjetin e korsive të biçikletave, Veliaj: Të gjitha rrugët do të kenë korsi të veçanta

Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave.

Bashkia e Tiranës po punon për krijimin e një rrjeti të gjerë korsish të dedikuara për biçikletat, të cilat jo vetëm po krijojnë më shumë siguri për ata që përdorin dyrrotakët, por njëkohësisht po jep edhe një impakt pozitiv në mjedis.

“Çdo stinë është më e lehtë mbi biçikleta! Shumë shpejt, të gjitha rrugët e Tiranës do të kenë korsi të veçanta për biçikletat”, shkruan Veliaj në Facebook.

Përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka përfunduar ndërtimi i korsive të biçikletave në dyja anët e rrugës. Një tjetër korsi biçikletash është krijuar në bulevardin “Zogu i I”.

Por Tiranës i janë shtuar edhe korsitë ngjyrë jeshile apo të kuqe të cilat i has në shumë zona të qytetit si përgjatë lumit të Lanës, apo në zonën pranë Parkut të Liqenit.

Rrjeti i korsive do të kompletohet edhe përgjatë unazës dhe rrugës së Kavajës, duke sjellë një lehtësim të qarkullimit për gjithë kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e 12 km korsi të dedikuara për biçikletat. Aktualisht në punimet që po kryhen për sistemimin e infrastrukturës së rrugëve po i kushtohet hapësirë edhe lëvizjes me biçikleta.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, Bashkia e Tiranës ka futur si risi edhe përdorimin e  biçikletave Mobike, duke e renditur kryeqytetin shqiptar mes vendeve më të zhvilluara.

s.a/dita

August 11, 2018 18:59
Komento

5 Komente

  1. Tajari August 11, 21:48

    Bla bla …..Tirana nuk ka rruge e trotuare…..dhe jo me loris per bicikleta…Pordhe me leng.

    Reply to this comment
  2. Lili August 12, 07:36

    Njerezit nuk ka buke me hanger e vriten per nje pule,e keta shpenzojne milliona kot fareper me lye rrugen plus qe kjo e bene rrugen te rezikshme per bicikletat se fshet rrota ne keso boje..
    Po idiotsirat e Njishave nuk kishin te sozura ne Shqiperi

    Reply to this comment
  3. GR August 12, 15:33

    Ne po na mbysin idiotet si keta komentuesit me larte e ju rrini beni rruge per bicikleta… Beni çmendina njehere qe te mbyllim keta idiotet pastaj te jemi te lire te shijojme jeten, edhe me bicikleta…

    Reply to this comment
  4. n August 12, 17:14

    Tirana duhet ete jete edhe e kembesoreve, edhe biciklisteve edhe makinave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*