Tirana zyrtare thërret ambasadoren e Greqisë për ngjarjen në Bularat

October 30, 2018 20:13

Tirana zyrtare thërret ambasadoren e Greqisë për ngjarjen në Bularat

Mbrëmjen e së martës, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

“Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

v.l/Dita

October 30, 2018 20:13
Komento

3 Komente

  1. Nje shqiptar October 30, 20:52

    Keshtu duhet te veprohet nga diplomacia e jone. Ju lumte.

    Reply to this comment
  2. MH October 30, 21:31

    Eleni Surani me shkoj mendja se mos asht e bija e Tish Curanit me banim ne Serreq.Mos ma merrni per keq .Por kjo ka ngjashmeri fizionomie por dhe bjonde.Me keto karakteristika ishte dhe i nderuemi Tish Curani prej Serreqit Shkoder.I vetmi ndryshim asht se ka ndrrue germen “C” Me germen “S” te mbiemnit.

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana October 30, 22:15

    MH duhet ta dini se shumica e grekeve Jane me origjine shqiptare apo shqiptare ne trojet e tyre. Nuk ka asnje koincidence me emrat, as ne kete rast. Problemi eshte se shumica e tyre jane me greke se greket, ose me mire, antishqiptaret me te thekur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim