Tirana zyrtarizon Elis Bakaj, kontratë 1-vjeçare

July 20, 2014 11:49

Tirana zyrtarizon Elis Bakaj, kontratë 1-vjeçare

Fundjava ka sjellë zhvillime pozitive për 24 herë kampionët e Shqipërisë. Tirana ka arritur të plotësojë kërkesën e trajnerit Gugash Magani, që kishte kërkuar me ngulm Elis Bakaj në skuadër. Nga sot lojtari kombëtares shqiptare është pjesë e bardhebluve.

Presidenti Tiranës, Refik Halili, ka pritur në zyrën e tij trekuartistin Bakaj, që prej ditësh ishte në qendër të shumë tratativave merkatoje pas largimit nga Skëndërbeu, dhe ka firmosur me të një kontrate një vjeçare me një rrogë që mendohet të jetë në nivelin e 9 mijë eurove në muaj. Bakaj do të plotësojë ofensivën bardheblu, duke ndërtuar në këtë mënyrë një skuadër pretendente për sezonin e ardhshëm. Tirana e Maganit dhe Halilit kërkon me çdo kusht të konfirmohet në nivele të larta këtë sezon pas sezonit të dështuar vitin e shkuar. Me Ndikumana, Morina, Kagere, Bakaj dhe Kahata bardheblutë kanë ndërtuar një sulm të frikshëm siç e tregoi dhe ndeshja e djeshme ndaj Kukësit pretendent, të cilët i mundën lehtësisht me rezultatin 4-0. Tirana po konfigruohet si pretendente në këtë prag sezon. Duket se 24 herë kampionët e Shqipërisë do të jenë rivalët e vetëm të Skëndërbeu dhe Flamurtarit për titullin kampion sezonin që starton pas një muaji.

July 20, 2014 11:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*