Tiranë, arrestohet nga policia biznesmeni i ndërtimit, Hajredin Fratari

October 24, 2014 14:30

Tiranë, arrestohet nga policia biznesmeni i ndërtimit, Hajredin Fratari

Ditën e sotme nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u realizua arrestimi i shtetasit Hajredin Fratari, vjec 72, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u realizua,  pasi dyshohet se ka realizuar një pallat në mënyrë të paligjshme, në zonën  e Selitës së Vjetër në Tiranë.

Me vendim të Inspektoriatit Urbanistik Qëndror të datës 20.10.2014 kërkohet pezullimi i punimeve, pasi ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit dhe mungon oponenca teknike, ndërkohë që në këtë ndërtesë  vazhdonin ende punimet për të përfunduar.

Materialet në ngarkim të tij, ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal.

October 24, 2014 14:30
Komento

1 Koment

  1. Dashnor Kozaj October 24, 20:13

    O Edi Rama , babaj jot e arestoi dhe e denoj mallakastriotin Hajredin Fratari ,sa i donte qejfi ,po dhe ti nuk ju ndave ,Dines me preteksin se gjoja i paska mbaruar afati i zbatimit te lejes se ndertimit , kur ne fakt eshte duke investuar ne kete ndertim .Por shikoni krimet e tjera ne Shqiperi se ka 24 vjet qe hidhet ne qarkullim para e pa kontrolluar dhe e pa regjistruar ne ditaret e Bankes Kombetare dhe ju i nxirrni dhe nga burgu me arrest shtepie super kriminelet e Shqiperise dhe tani na futke Hajredinin ne biruc ,se i ka kaluar koha e lejes se ndertimit .Edi Rama ,ja ke marr doren hileve te ndertimit ne Tirane ,qe kur ishe kryebashkiak dhe nuk po heq dore dhe tani qe je kryeminister ,sic duket e paske pik te dobet korrupsionin ne sistemin e ndertimeve , duke vjel njeherazi 20 per qind ,te vleres se ndertimit . Eh mor kopuk Tirane ,kur do shpetoj populli shqiptar nga vemje te tilla qe ka 24 vjet qe po vuan nga keta gjiriza.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*