I gjendet maskë babagjyshi në makinë, policia dyshon për grabitjen në TEG

January 4, 2014 09:22

I gjendet maskë babagjyshi në makinë, policia dyshon për grabitjen në TEG

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një të riu i cili dyshohet si njëri prej katër autorëve të grabitjes spektakolare të argjendarisë në një qendër tregtare në periferi të Tiranës  – raporton televizioni TCH.

Sipas ketij televizioni, i riu, i identifikuar si 18-vjeçari me inicialet K.K është arrestuar nga një patrullë policie për mungesë të lejes së qarkullimit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur një maskë “babagjyshi” të ngjashme me ato të përdorura gjatë grabitjes.

Më 24 dhjetor, 4 persona të maskuar me veshjet e vitit të ri hynë në qendrën tregtare në lindje të Tiranës dhe nën kërcënimin e armëve grabitën një argjendari dhe mundën të largohen prej andej brenda pak minutash.

Një video e cila u transmetua nga kanali televiziv TCH, por që gjendet edhe në rrjete sociale, jep disa të dhëna interesante mbi autorët e grabitjes spektakolare në qendrën tregtare TEG në periferi të Tiranës. Videoja është xhiruar nga një punonjës i sigurisë, i cili është marrë më pas në pyetje. Sipas nje burimi te DITA ne grupin hetimor, ai ka qëndruar i fshehur pas një peme zbukuruese krishtlindjesh një kat më lart dyqanit ku ndodhi ngjarja, në një pozicion perfekt vëzhgimi. Pyetjes pse nuk ka ndërhyrë, por ka filmuar me celular, ai i është përgjigjur se mungesa e armatimit (kishte vetëm një sprajt paralizues) e ka penguar.

Në videon e transmetuar nga TCH zëri është i dobët, (megjithatë me pak kujdes, dëgjohet) – por një video e dytë që DITA posedon (e cila nuk mund të hidhet në youtube për shkak të bllokimit me arsye ekskluzivitetin e TCH) dallohet qartë zëri i grabitësve, njëri prej të cilëve u thotë shokëve disa herë në momentet e largimit: “Erdhën të zitë.. Erdhën të zitë”.

Të zitë ose të zinjtë është një zhargon për policët, por që nuk përdoret zakonisht në Shqipëri. Kjo mund të jetë një e dhënë që provon se grabitësit e veshur si babagjysha kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë, ose minimalisht kanë eksperiencë në vjedhje jashtë vendit.

January 4, 2014 09:22
Komento

29 Komente

  1. gazetar December 24, 18:26

    Lajm bllof tipik i policise se Sajmir Tahirit i shperndare nga Top Kanali qe eshte bere per ibret dhe po ja merr ne kthese Agon Kanali ..

    Reply to this comment
    • Fatmir December 26, 02:40

      Iu gjet nje maske babashyshi ne makine??? A jeni ne terezi more polica?? Po kush eshte ai idiot qe mban masken e vjedhjes ne nje makine ne qarkullim kaq dite pas ngjarjes? Trapa.

      Reply to this comment
  2. hektor December 24, 18:27

    Policia po ben pune serioze. Mund te kete ndonje teprim por rivendosja e rendit nuk behet pa teprime

    Reply to this comment
    • jasemin January 4, 15:22

      po keta sikur thane qe ata hajdutet e TEG-ut e dogjen makinat dhe maskat. C ne del maska tani, ne makine kaq shume dite pas ngjarjes?

      Reply to this comment
  3. Hithri December 24, 19:02

    Keto jane falangat e zeza qe krijoi keto 23 vjet sali qeni bastardi! Pa u shporrur ai qen nga faqja e dheut keta fytyra te zeza gjithmone do te çfaqen ne skene shqipetare

    Reply to this comment
  4. As December 24, 19:15

    ate te TEG e kane organizuar vete Sandri, Saimiri dhe Saliu per te krijuar idene se qeveria s”eshte ne gjendje te vendos rregull. Studioheni me kujdes ngjarjen

    Reply to this comment
  5. Daku December 24, 20:26

    E studion dhe e rivendos Artani si shume i “kualifikuar dhe profesionist” qe eshte…per zbore ushtrie…

    Reply to this comment
  6. Shamikuqja December 24, 22:16

    ata nuk kane vjedhur milionat e Samir Manes dhe te Aleskander Freangajt, por leket e shqiptarave qe kane vjedhuyr kerta dy horra te bandes se saliut, u lumte dora babagjysheve qe morren leket qe neve na i vodhi gjysh saliu

    Reply to this comment
  7. Pronari i Bordellos December 25, 01:04

    Tani e ka rradhen Sandri ish i denuari i Saliut dha Zamiri i kontrobandes me zhdoganime te bera nga Kunati i tij, alla tip “Mihal Duri” te rruga e Kavajes dhe te kontrobandes nga vendet Arabe, ku kalonte netet me 3 mije $ nata vetem per fjetje.

    Reply to this comment
  8. saimir December 26, 00:42

    Shqiptaret ne Itali perdorin termin “te zinjte” per te identifikuar policat. Kjo nuk eshte indicie pa vlere.

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi December 26, 00:46

    Erdhen te zite apo te zinjte! Mos e kane fjalen per uniformen e rojeve te sigurise? Cfare ngjyre ka uniforma e ketyre? Nuk e kam pare ne tch por keta te zinjte mos jane dhe…gabele ? Njeri thoshte se ishin te dialektit verior,atehere duhet parë varianti i nje komentuesi qe thoshte se mund te jene njerez te ish-bandes ne pushtet “per te njollosur policine dhe poziten aktuale”!?

    Reply to this comment
  10. sa komqesh December 26, 03:55

    Te zinjte iu referohet Karabinereve ne itali. Profesionistat Laciane e perdorin kete term shume shpesh kur ndjejne qe makinat e zeza te karabiniereve iu afrohen ne qetesi vilave ku te siperpermendurit jane duke zhvilluar aktivitetin e tyre. . Kohet e fundit shumica e profesionisteve eshte detyruar te kthehet ne atdhe ku duke perfituar nga zhurmat e festave kerkojne te kontribuojne sado pak ne festat e fundvitit. Te zinjte eshte kod qe perdoret gjere ne biseda telefonike nga frika se biseda mund te pergjohet edge termi policia ngjall dyshime ne ata qe pergjojne. 🙂

    Ej gazeta mos u be kaq leshko ky eshte term i viteve 1999 ;)…

    Reply to this comment
    • beso December 27, 02:21

      Avash se U shkrive….
      Gazetaret e ksaj gazete, ne perudhen qe flet zotrote Kane qene e shumta 10- 12 vjec dhe nuk ka se si ti dine keto zhargone kriminelesh, po sa mire qe ka ca si puna note qe po na ndricon te gjitheve….

      Reply to this comment
  11. SKENDER BEU I VJETER December 26, 04:57

    POLICIA DUHET TE ZBARDHE CFARE VEPRIME KA BERE AGRON KULICI DY DITE ME PARE PER TE KUPTUAR QE BANDAT E SJELLA NAG TERITORI I MALIT TEZI DHE KOSOVES PO PERGATITIN RREMUJAT EJANARIT NEPRMJET NGJARJEVE TE SHKEPUTURA TE PASIGURISE QYTETARE.SALIU NXIT ME FJALE POR NATEN VEPRON ME ORGANIZIME BANDASH GRABITSISH,DHE SHKELESISH TE RREGULLAVE PER TE VENE NE VEPRIM BANDATKAMIKAZE VRASESE ME PAS.

    Reply to this comment
  12. Gent December 26, 07:34

    Kjo shprehje pordoret shume edhe ne greqi nga shqiptaret.

    Reply to this comment
  13. shqiptari December 26, 08:32

    neqoftese jane prone e manes apo frangajte do te vdesin me dite jane se ata jane shteti sigurimi i shtetite me sakte po kame frike se e kane bere vete

    Reply to this comment
  14. Mark uk December 26, 08:39

    Ju qe per cdo gje thuani Berisha ka dore,per dijeni makina qe kan perdorur grabitsit te veshur me rroba te babagjyshve te krishtlindje qe u thot qe u thot e gjith Europa[ pervec disa shqiptarve qe u vjen zore ta thone] ishte e nje kryetari te partis socialiste.

    Reply to this comment
  15. Agjenti turistik December 26, 09:18

    “Erdhën të zi(nj)të” është termi i zakonshëm i “muratorëve” laçjanë në Milano e gjetiu në Itali. “Muratorë” ishte titulli i “zanatit” të tyre si vjedhës shtëpishë. Fjalët dhe dialekti i tyre janë vërteë një tregues me shumë vlerë. Edhe vjedhja e stolive me vlerë është një specialitet i tyre, pasi kanë edhe treg të zi për t’i shitur në itali.

    Reply to this comment
  16. shpatar December 26, 11:05

    Vjedhjet spetakolare ,krimet makabre ,protitucjoni ,droga ,aksidentet neper rruget e Shqiperise ,pasiguria e vendit te punes,nenshtrimi ndaj eprorit ,pabesia ,anomalia urbane dhe shkaterrimi i pasurise kombetatre jane produkt i shtetit Rrum Palle qe u ngrit ne keto 23 vjete demokraci.
    Autoret dhe shkaktaret e tyre jane midis nesh qe kercenojne cdo dite hapur pa ju trembur syri. Nje cthurje e studjuar dhe e ndertuar me shume mjeshteri nga pinjollet e demokracise shqiptare qe nuk shpetojme nese nuk thyejme raportet e vendosura .
    Si nga brenda dhe nga jashte Shqiperia e shqiptaret jane te carvalitur .Nje hane pa porta ku kushdo bene cte doje pa ju trembur formacjoneve te sigurise kombetare e per me keq Drejtesise .
    Ne Shqiperi vetem regjistrohen kush hyne e kush del dhe azgje tjeter.Edhe ato pak raste qe zbulohen jane fale gabimeve qe bejne vete keqdashesit.Shqiperia per shume arsye nuk meriton kete siguri qe ka .Nuk dua te sjell fakte se ceshte bere me pare nga ne ose nga vete shtetet moderne per te mbrojtur interesat e vendit por dua te theksoje se kjo cthurje e shte e qellimshme .
    Demokraci ka ne shume vende por kontrollohet ushtrohen deri ne bire te gjelperes per te shmangur cdo te papritur nga elementet keq beres dhe kriminal.Nuk me hiqen nga kujtesat kontrollet permanente nga persona te sigurise kombetare .Dhjetor 2000 ne Lan Skrona te Suedise. Pija kafe cdo mbasdite ne nje lokal teper te thjeshte me njerez te qete e indiferent qe te jepnin pershtypjen se nuk kishin azgje me ambjentin dhe personat brena .Perball tavolines pash per te dyten dite nje cifte qe dhe ata pinin kafe .Mbasi dola nga lokali 10 metra cifti me ndaloje .Mu prezantuan dhe kerkuan dokumentat .I dhash pasaporten dhe lejen e qarkullimit ne qytet .I pane dhe me thane .Faleminderit .Qendrova 3 muaj dhe nga ajo dite asnje nuk me konrtolloje me vec se me pershendesin sa here hyja ne lokal.Po keshtu me ka ndodhur ne Spanje dhe cdo dite ne Greqi gjate viteve 95-2005.Tani verifikohem shume lehte sa me lexojne emrin .Kompjutri u jep te gjitha te dhenat e mija ne cdo pike qe te ndodhem .Mos valle keto jane shkelje te demokracise qe ne Shqiperi nuk jane zbatuar e nuk zbatohen .???? Sa te jete gjalle babaj i Rrum Palles keto kini per te degjuar .

    Reply to this comment
  17. Phobos December 26, 15:51

    Mund te jene edhe kosovare Kane vjedhe njehere ne Tirane. Dhe pastaj ne prizren qe te mos bien ne sy se Jane kosovare.

    Reply to this comment
  18. arben December 26, 16:08

    Ato qe kan vjelle ate nate me ate shprehjen qe lexova sot tek dita shum mundesi ka te jene kosovare ose maqedonas te lidhur me shqiptare shqiperie , se vet fakti te con se dhe ne prizren keshtu kan vepru , dhe kosovare nga keto pune kan me pervoj se te shqiprise se keto grabitje i bejne dhe ne perndim , kurse per situaten ne shqiperi eshte katastrofale , qysh me kartat gjasme biometrike jan te manipulushme me qellim se pushtet i perdor per te vjellur votat per te ber evazjon fiskal per kundrabanda te ndryshme dhe krim te organizuar , ka filluar qeveria rama qe te jene te sigurat kartat apo edhe ai do ti prdori si qeveria e saliut , ka ardhur koha qe te instalohet kloni si ne kohen e enverit per nje afat 10 vjecar se ndryshe keta horra qe jane ne instutucjon nuk ju intereson se per ndryshe nuk mundet ta kontrollojne territorin nese ka vullnet kjo qeveri , por me sa po shikojme eshte vene vetem mburoj e qeveris se me pare.

    Reply to this comment
  19. merkuri December 26, 16:58

    Po qka paska me ndodh kur te ,,veshemi,, me ferexhe

    Reply to this comment
  20. HADES January 4, 11:33

    Keta “babagjyshet” hajdute ishin me makinen e kreut te PS-se lokal. Ihshallah nuk gjenden te tjeret se pastaj PS duhet te beje zgjedhje per kryetar te zones.

    Reply to this comment
  21. Arjani January 4, 19:08

    Babagjyshi i Viti te Ri qe policia dyshon se ka vjedhur TEG e Samir Manes, na qenka nga zona ku ishte deputet minitri i llotove Samir Tahiri. Pse ia fusni kot o policia, po edhe une kam akoma ne makine nja 3 kostume e kapuca babagjyshi qe ua coja niperve e mbesave, pse mos valle po te mi gjenit ne makine isha hajduti i TEG? Nga ato ka dhe Saliu qe ka ndare dhuarat per 8 viter pushtet, kishin edhe babgjyet e policise qe ndane dhurata per femiejt e policeve tevrare, ka gjithe tregu shqiptar. Mos u beni karaghjoz se nuk ju beson njeri.

    Reply to this comment
  22. Grava January 4, 22:24

    Ti nuk je gazetar po k…

    Reply to this comment
  23. ay March 20, 15:46

    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*