Tiranë-Durrës do 15 milionë euro, por qeveria nuk ka parà

May 8, 2018 15:51

Tiranë-Durrës do 15 milionë euro, por qeveria nuk ka parà

 

Tiranë-Durrës, segmenti rrugor me trafikun më të lartë në Shqipëri është thuajse tërësisht i shkatërruar.

Mungesa e mirëmbajtjes për shumë vite ka bërë që rruga të degradojë duke u bërë burim trafiku por edhe aksidentesh.

Në vitin 2016, përmes një projekti të financuar me bankën botërore, qeveria ja kaloi mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare 4 kompanive private.

Sipas projektit, këto kompani do të paguhen 150 milionë dollarë për të mirëmbajtur akset kombëtare në 5 vitet e ardhshme.

Por rruga Tiranë-Durrës u përjashtua nga banka, pasi nuk kërkonte vetëm mirëmbajtje por duhej rehabilituar tërësisht.

“Ne ishim në diskutime për një kohë të gjatë me Bankën Botërore. Por ata e refuzuan dhe tani jemi në këtë situatë”, thotë për Top Channel Afrim Qendro, kreu i ARRSH-së.

Pas refuzimit nga Banka Botërore, e vetmja mundësi për rehabilitimin e rrugës mbetet ndërhyrja me fondet e buxhetit.

Përllogaritjet paraprake tregojnë se rruga mund të ketë një kosto deri në 15 mln euro.

Por qeveria ende nuk i ka dhënë paratë.

“Sapo të miratohet fondi ne do hapim tenderin”, thotë Qendro.

Sipas ministrisë së Transporteve, në aksin Tiranë-Durrës qarkullojnë deri në 50 mijë mjete në ditë.

a.s/dita

May 8, 2018 15:51
Komento

10 Komente

  1. S'lan me Pare $ ne Arken e shtetit saliu neta basha .30-vjet vjedhje ,vrasje babesi e papare ne Histori May 8, 16:15

    e sot ,
    jane ne krye te vendit te padenuar ,
    perkundrasi ,
    vazhdojne te tallen me Shqiptaret dhe kakarisin medieve

    Reply to this comment
    • Socialisti i Ndershem May 8, 17:01

      Pas pese vjetesh, te thuash se nuk ka leke per faj te Saliut, patjeter qe je jo vetem qorr por edhe budalla.
      15 milione € u harxhuan per te mbjelle palmat,pastaj per te shkulur palmat, pastaj per te vene gjysmesfera betoni anash dhe per te mbjelle pisha.
      Saliu, Luli apo Meta i beri keto.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 8, 16:52

    “Mungesa e mirëmbajtjes për shumë vite ka bërë që rruga të degradojë duke u bërë burim trafiku por edhe aksidentesh”
    uuuuuaaaaau çfar fjalie
    duhet që rruga të degradojë që të bëhet “burim trafiku”!?
    a nuk foli largpamësia e tij sot se ja ksishte zgjidhur hallin shtetit dhe se do të ndërtojmë rrugë”pa borxhe dhe gropa financiare”??(Rama: Nis puna për Rrugën e Arbrit, pa borxhe dhe gropa financiare)
    e di ku qëndron muhabeti i fondeve??
    as tek taksat që mblidhni për to!
    as tek njerzit që paguajnë për rrugë të flarijta!
    por thejshtë se ato para ju i përdorni për qëllime të tjera!
    se ato para i vidhni!!
    me paratë që mblidhen shqipëria duhej të ishte asfaltuar e tëra,dhe malet!!
    po ku të lë hajdutëria!!
    futini një pagesë dhe e rindërtojmë(për ca vjet)!!

    Reply to this comment
  3. Referendum per arrestimin e koleres sali May 8, 16:54

    Leket tja mari saliut e co,monika cizmes e co,likefloririt.
    Ne rast se eshte e pa afte qe te nxjeri para drejtesis te gjithe keta qe vodhen ne keto 28 vjet ,te ikin e te pirdhen .
    Kemi 28 vjet qe ndegjojm vetem premtime dhe keta pasurohen nga rruget dhe ujesjellsat qe nuk u nderuan kurte.

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini May 8, 18:42

    Pse kesaj autostrade nuk i ven takse kalimi si ne Kukes?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 9, 08:11

      për këtë punë e kanë bërë këtë shkrim!!
      vetëm ki pak durim!!
      do ta japin me koncesion dhe do të vënë pagesë!!
      kështu pregatiten punët!ngadalë ngadalë!!

      Reply to this comment
  5. ? May 8, 19:49

    15 milon euro i mori luli per pallatin qe ndertoj ne mes te rruges ne vlore. Nga do ket leke?

    Reply to this comment
  6. lejlek May 8, 22:43

    Te pakten mos e beni popullin budalla ju qe brockullisni perralla.Pse nuk ka gropa rruga e vjeter e krrabes???!!!
    Eshte e shtruar me zift prej bitumit shqiptar te Selenices.
    Shkoni shikoni me se jane mbushur gropat ne rrugen dytsore te Durresit krahu QTU, me mbetje nafte dhe gure shtufi .Shume e turpshme per hajdute me cizme dhe qorra qeveritare qe drejtojne kete sektor.

    Reply to this comment
  7. asd May 9, 06:15

    Para se te gjenden 15 milione nga qeveria (une e kam nje ide se ku do ti gjejne) duhen kerkuar dhe varur ata qe e kane ndertuar kete rruge.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*