Tiranë, e marrin peng për borxhin e pashlyer, policia e liron dhe arreston 3 të dyshuarit

May 4, 2014 09:19

Tiranë, e marrin peng për borxhin e pashlyer, policia e liron dhe arreston 3 të dyshuarit

Marrin peng një 23-vjeçar për shkak të një borxhi të vogël të pashlyer, policia e shpëton dhe arreston tre të dyshuarit për krimin. Komisariati nr. 2 në kryeqytet njoftoi se vuri në pranga mëngjesin e djeshëm Silvio Xhafa, 19 vjeç, Ervis Çika, 26 vjeç dhe Rigert Yzaj, 27 vjeç, banues në  Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, kur i dëmtuari J. Hhaxhiaj, ka kallëzuar se rreth orës 18:30, për motive të çastit, është marrë me forcë nga të dyshuarit e mësipërm në makinën me targë TR5314T, në pronësi të Rigert Yzaj dhe më pas është kërcënuar duke ushtuar dhunë ndaj tij brenda në automjet. Për pasojë të grushteve 23-vjeçari ka marrë dëmtime dhe paralajmëruar që të shlyente borxhin ndryshe do e vrisnin. Ndaj të arrestuarve u ngrit akuza e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një borxh të vogël jo më shumë se 100 mijë lekë të reja. Hetimet për çështjen dhe zbardhjen e saj po i ndjek prokuroria e kryeqytetit.

 

 

 

May 4, 2014 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin